Secondary Adv

Delokalizimi i call center, ambasadori italian: Ka shtrengim masash, jo mbyllje

Kompanitë “call center” që operojnë në Shqipëri nuk rrezikojnë të mbyllen, por do të funksionojnë me rregulla të reja. Kështu deklaroi ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo nga Shkodra, ku ndodhej për një aktivitet të përbashkët me ministren e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi.


Sipas ambasadori, me ndryshimet në ligjin e miratuar javën e kaluar nga Senati italian, një qendër thirrjeje e njohur si “call center”, mund të trajtojë telefonata për jashtë për brenda, ose mund të jetë një kombinim i të dyjave. Në rastin e Shqipërisë, kompanitë “call center” funksionojnë kryesisht ‘outband’.


Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi tha se ligji i call Center-ve është pjesë e ligjit të buxhetit në Itali dhe në fakt ai kërkon të rregullojë aktivitetin informal. “Duke dashur të rregullojë këtë gjë, mund të ketë një pasojë edhe në Shqipëri, por jo aq sa ne po e dëgjojmë së fundmi, pasi ai rregullon më shumë ato që kanë të bëjnë me ‘inbound’ me shkëmbimet telefonike që bëhen brenda territorit.

 

Në Shqipëri funksionojnë më shumë outbound, ndërkohë që ligji i ka lënë kohë këtyre Call Centers që të kenë mundësi të raportojnë për gjendjen e biznesit të tyre për një periudhë prej 90 ditësh. Ne zhvilluam një takim me përfaqësuesit italianë të Call Center në Shqipëri, ku u përpoqëm të themi që kjo zgjidhje do të ishte një zgjidhje edhe më e gjatë në kohë, duke patur parasysh se Shqipëria është një vend që aspiron Bashkimin Europian dhe që ka njohuri të forta në kulturën italiane. Besoj se në këtë situatë që jemi, Call Center do ta shikojnë me ngadalë situatën e pasojave që mund të ketë pas miratimit të ligjit të ri nga Italia. Besoj se edhe Call Center në Shqiperi janë bërë gati për të ndjekur kërkesat sipas ligjit të miratuar në Itali.


Nga të dhënat zyrtare, deri tani në Shqipëri punojnë 804 kompani, të cilat kanë të punësuar rreth 25 000 vetë. Nga këto pjesa më e madhe, më shumë se 95% japin shërbim të outbound-it. Pra 95% nuk kanë për t’u prekur nga ndryshimet ligjore që po ndodhin në Itali. Për pjesën tjetër është një diskutim lidhur se si kanë për të plotësuar kërkesat e këtij ligji që vjen sot nga Italia.


Ata janë duke parë ligjet e tyre, pra ligjet e vendit të vet. Ndërkohë në këtë moment marrëdhënieniet janë biznes me biznes. Nuk janë marrëdhënie shtet me shtet. Kjo situatë do zgjidhet mbi një raport që bizneset do të kenë mes tyre”, tha ministrja Ekonomi.Sipas saj është duke u negociuar me Italinë në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga efektet e këtij ligji.Nga prilli i vitit 2017, italianët do të jenë ata që do të vendosin nëse do të duan të komunikojnë me italianë apo me një operator që flet nga jashtë.Ndryshimet ligjore që u miratuan zyrtarisht në datë 7 dhjetor, i detyrojnë kompanitë që të bëjnë një ditur më parë vendin se nga bëhet telefonata dhe të vënë në dispozicion një operator nga Italia ( ose nga një vend i BE-së) nëse do të kërkohet.


Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi 90 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë ka sqaruar se sektori i call center shfrytëzon koston e lirë të punës dhe kjo ka bërë që delokalizimi i tyre të jetë një fenomen i përhapur gjerësisht. Si në rastin e Shqipërisë.E në rast se kompanitë nuk do të arrijnë që t’i përshtaten ndryshimeve të reja ligjore ato do të gjobiten me 50,000 euro në ditë.


Sqarohet se nga ana e shërbimit që përftohet nuk do të ndryshojë asgjë duke qenë se shqiptarët flasin një italishte tepër të saktë. Ajo që do të ndryshojë ka të bëjë me kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim në Itali. Jo rastësisht këto amendime njihen ndryshe si ‘ligji Almaviva”, si një nga kompanitë q ëka lobuar më fort, e cila parashikon mbylljen e rreth 2,500 vendeve të punës në Romë e Napoli, për shkak të humbjeve.


E drejta për të folur me një operator të zonës së Be-së do të jetë si për thirrjet «inbound» (pra kur janë individët që bëjnë telefonata), ashtu edhe për ato «outbound» ( kur ata kontaktohen nga operatorët). Edhe në këtë pikë priten ndryshime.Ligji i ri parashikon edhe shmangien e telefonatave ‘shqetësuese’ ose atyre që njihen si “telemarketingu i egër”.Në Itali numërohen 1.515.000 numra që janë në dispozicion për këtë shërbim që përfaqësojnë një të dhjetën e 13 milionë përdoruesve të telefonatave fikse.


Më të lexuarat