
Hyn ne fuqi modeli i adresave te reja, ja si do te shkruhen tani
Ka hyrë në fuqi modeli i ri i adresave i cili do të duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet publike, private, personat juridikë e fizikë në çdo format zyrtar që kërkohet.
Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të vendosen elementët përbërës të saj.
Ligji parashikon edhe sanksione të forta për të institucionet vendore që nuk do të zbatojnë këtë detyrim: Gjoba tashmë është dyfishuar për kryetarin e bashkisë (100,000 lekë) dhe Zyrën e Urbanistikës (50,000 lekë).
Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe:
– emri i bulevardit/ rrugës/ rrugicës/ sheshit ose parkut;
– numri i ndërtesës “Nd”, numri i hyrjes “H”, numri i apartamentit “Ap”;- emri i qytetit/fshatit, emri i njësisë administrative, kodi postar;
– emri i bashkisë.Në çdo rast emri i rrugës, si dhe emrat e bashkisë dhe njësive administrative, shkruhen me germa të mëdha. Nëse ka shkurtime pas tyre vendoset “ . ”.
Elementet për ndërtesën, hyrjen dhe apartamentin do të shkruhen në një rresht dhe do të ndahen ndërmjet tyre me shenjën “ , ” ose “ ; ”.Në rastet kur mungon numri i hyrjes së ndërtesës dhe numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet vetëm numri i ndërtesës. Në rastet kur mungon numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet numri i ndërtesës dhe numri i hyrjes.
Emrat që përcaktojnë elementet fshat qytet/njësi administrative dhe kodi postar, do të shkruhen në një rresht, të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “ ; ”.
Emri i Bashkisë do të shkruhet në rreshtin e fundit në rastet kur kemi adresë brenda vendit dhe kur kemi adresë për jashtë vendit do të shtohet dhe emri i shtetit në të njëjtin rresht me emrin e bashkisë të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “; ”.
SHEMBUJT
a)Në rastet kur kemi për të shkruar adresën në Bashkinë Tiranë:
Rr. “MYSLYM SHYRI” Rr. “MYSLYM SHYRI”Nd.5, H.2, Ap.12 Nd.5; H.2; Ap.12Njësia Administrative Nr.10, 1001 Njësia Administrative Nr.10; 1001TIRANË
TIRANË
b) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë me bashkinë:
Rr. “JANI VRUHO” Rr. “JANI VRUHO”
Nd.5, H.2, Ap.12 Nd.5; H.2; Ap.12
5003 5003
BERAT BERAT
c) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë, por me emër të ndryshëm me bashkinë:
Rr. “AGIM RAMADANI” Rr. “AGIM RAMADANI”
Nd.10, H.2, Ap.12 Nd.10; H.2; Ap.12
BAJRAM CURRI, 8702 BAJRAM CURRI; 8702
TROPOJË TROPOJË
d) Në rastet kur njësia administrative ka emër të ndryshëm nga bashkia:
Rr. “DELIALLISI” Rr. “DELIALLISI”
Nd.46, H.1, Ap.3 Nd.46; H.1; Ap.3
SUKTH, 2010 SUKTH; 2010
DURRËS DURRËS
Rr. “KOSOVA” Rr. “KOSOVA”
Nd.23, H.1, Ap.3 Nd.23; H.1; Ap.3
LAÇ, 4701 LAÇ; 4701
KURBIN KURBIN
Më të lexuarat









