Secondary Adv

Valë protestash në Bullgari, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mijëra qytetarë bullgarë dolën në protesta kundër qeverisë së pakicës, duke akuzuar kabinetin për dështim në luftën ndaj korrupsionit dhe kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa vendi përgatitet të adoptojë euron më 1 janar.

Protesta masive në Sofje dhe qytete të tjera

Demonstratat u zhvilluan në Sofje dhe dhjetëra qytete të tjera, me qytetarë që shprehën pakënaqësi të thellë ndaj qeverisë aktuale. Pjesëmarrësit projektonin me lazer mbi godinën e parlamentit mesazhet “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Zgjedhje të Ndershme”, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në drejtim.

 

Korrupsioni, arsye kryesore e revoltës

Protestuesit e akuzojnë qeverinë se ka dështuar të çrrënjosë korrupsionin endemik në Bullgari, vendi më i varfër i Bashkimit Europian. “Energjia e njerëzve do ta detyrojë qeverinë të japë dorëheqjen, sepse nevojiten shumë reforma, veçanërisht në drejtësi,” u shpreh një qytetar në protestë.

 

Buxheti i tërhequr dhe pakënaqësitë e reja

Qeveria tërhoqi javën e kaluar projektbuxhetin për vitin 2026, të parin që parashikohej të hartohej në euro, pas kundërshtimeve të gjera për rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe taksave mbi dividentët. Megjithatë, ky hap nuk e ndali valën e protestave, të cilat pasqyrojnë krizën politike të viteve të fundit, me shtatë zgjedhje kombëtare të mbajtura që prej vitit 2020.

 

Qeveria nuk synon dorëheqje para hyrjes në eurozonë

Sipas agjencisë BTA, ish-kryeministri Boyko Borissov deklaroi se partnerët e koalicionit qeverisës kanë rënë dakord të mos japin dorëheqjen para hyrjes së Bullgarisë në eurozonë më 1 janar. Por opozita mban qëndrim të kundërt. Një zyrtar i lëvizjes reformiste “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” u shpreh se procesi i anëtarësimit në eurozonë nuk do të ndalet edhe nëse qeveria dorëhiqet.

 

Burimi: Scantv


Më të lexuarat