Secondary Adv

Kuvendi miraton, tatim 5 për qind për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nga 1 janari

Kuvendi ka miratuar projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke përcaktuar një normë tatimore 5 për qind për të gjithë qytetarët që do të përfshihen në këtë proces nga 1 janari 2026.

Projektligji u votua me 76 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Opozita kërkoi që tatimi për familjet të ulej në 2 për qind, por ministri i Financave sqaroi në seancë se një ulje e tillë nuk është e mundur, pasi për herë të parë në këtë proces do të merret parasysh amortizimi dhe vjetërsia e banesave.

 

U rrëzuan gjithashtu amendimet e deputetit Erion Braçe, i cili propozoi një normë tatimore 3 për qind për zonat jo-rezidenciale, si dhe përfshirjen në skemë të banesave dhe apartamenteve që janë ende në proces legalizimi ose regjistrimi.

 

Si do të funksionojë rivlerësimi

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të zbatohet në të gjithë vendin gjatë periudhës janar–dhjetor 2026. Tatimi prej 5 për qind do të aplikohet mbi diferencën ndërmjet vlerës aktuale të regjistruar në kadastër dhe vlerës së re, e cila do të përcaktohet sipas çmimeve referencë fiskale ose në bazë të një raporti vlerësimi të pavarur.

 

Kjo normë është më e larta e aplikuar ndonjëherë në proceset e rivlerësimit që nga nisja e tyre dhe do të jetë e njëjtë si për individët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, ajo mbetet dukshëm më e ulët se norma aktuale 15 për qind që paguhet në rast të shitjes së pronës.

 

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat