Secondary Adv

Banka Boterore: Shqiperia, me sistem te pazhvilluar pagesash

Vendet e rajonit të ECA ku përfshihen 12 shtete të Europës Përendimore, Ballkanit dhe Azisë Qëndrore kanë ende hapësira të mëdha për të zhvilluar biznesin e shërbimeve të pagesave. Një studim i posaçëm i Bankës Botërore tregon se vendet kanë akses të ulët në këto shërbime dhe veçanarisht Shqipëria paraqitet shumë dobët.

 

Siç shihet nga të dhënat krahasuese, Shqipëria ka numrin më të ulët të pikave të shërbimit për pagesa ndër vendet 12 vendet e rajoit ECA, madje me diferencë shumë të madhe. Gjithashtu vendi ynë ka numrin më të ulët të ATM-ve. Situata dramatikisht ndryshe në aksesin në pagesa lidhet me faktin se instituicionet e pagesave nuk janë të pranishme në zonat rurale te vendit tonë. Madje ato janë shumë të kufizuara jashtë rajonit Tiranë –Durrës.


Ekspertët ndërkombëtarë kanë analizuar se pagesat elektronike ofrojnë potencial të madh për të integruar familjet me të ardhura të ulëta. Nga këto shërbime prodhuesit bujqësorë, shitësit dhe segmente të tjera të marxhinalizuara të ekonomisë do të ulnin kostot.Zgjerimi i shërbimeve të pagesave është gjithashtu instrumenti më efektiv për të formalizuar ekonominë. Me zgjerimin e pagesave jo cash qeveritë mund të kenë një pasqyrë më të sakte për zhvillimet në ekonominë reale dhe mund të shfrytëzojnë këtë panoramë për të mbledhur më shumë taksa.


Por, përdorimi i gjerë i pagesave elektronike kërkon përmirësime financiare, infrastrukture komunikimi, ligjore dhe rregullative.Po bëhen përpjekje në disa vende te ECA-s për të përmirësuar ligjet dhe kuadrin rregullator. Por transformimi i infrastrukturës se pagesave mbetet një sfidë e madhe. Infrastruktura financiare në shumicën e vendeve te ECA-s është e lidhur me shërbimet tradicionale bankare.Por ekspertët sugjerojnë se përhapja e gjerë e transaksioneve elektronike kërkon shërbimet të lehta për t’u përdorur, terma dhe kushte tërheqëse dhe të përshtatshme.


Më të lexuarat