Secondary Adv

Programi i reformave, rritja e PBB në vitin 2026, nga turizmi dhe ndërtimi

Në vitin 2026, rritja ekonomike do të udhëhiqet sektorët e shërbimeve, ndërtimit sipas të dhënave të dokumentin e Reformave Ekonomike që doli sot në konsultim publik.

Treguesit mbi pritshmërinë e rritjes ekonomike tregojnë se për vitin 2025, ekonomia zgjerohet me 3.9%. Gjatë periudhës afatmesme 2026-2028, PBB-ja parashikohet gjithashtu të rritet me një normë mesatare vjetore prej 4.0%, e nxitur nga zhvillimet e ekonomisë vendase dhe pritjet për ekonominë globale, dhe veçanërisht atë të Bashkimit Europian.

 

Sektori i shërbimeve del si motori kryesor i rritjes me mbi 5.7% me kontribut 0.7% në rritjen ekonomike të 2026, ku kontributin kryesor pritet ta japë turizmi.

 

Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike pritet të rriten me rreth 4.7% në terma realë në 2026, duke dhënë një kontribut prej rreth 0.1 pikë përqindje në rritjen totale.

 

Ky sektor reflekton rritjen e shërbimeve të specializuara për biznesin, konsulencën dhe aktivitetet teknike, të cilat po fitojnë peshë në strukturën ekonomike. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit shënojnë gjithashtu rritje të fortë, rreth 4.7%, me një kontribut pozitiv prej afërsisht 0.1 pikë përqindje, duke konfirmuar rolin e sistemit financiar në mbështetjen e investimeve dhe konsumit.

 

Tregtia me shumicë dhe pakicë, së bashku me riparimin e automjeteve, mbetet një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në rritje. Me një rritje reale prej rreth 5.2% në 2026, ky sektor jep një kontribut prej rreth 0.6 pikë përqindje, një nga më të lartët.

 

Kjo tregon se kërkesa e brendshme dhe konsumi privat do të jenë faktorë kyç në zgjerimin ekonomik. Transporti dhe magazinimi ndjekin të njëjtën prirje, me rritje rreth 6.9% dhe një kontribut prej afërsisht 0.2 pikë përqindje, duke përfituar nga zgjerimi i tregtisë dhe aktivitetit ekonomik.

 

Ndërtimi është një tjetër sektor udhëheqës i rritjes në 2026. Me një rritje reale prej rreth 3.3% dhe një kontribut prej afërsisht 0.4 pikë përqindje, ky sektor reflekton vazhdimësinë e investimeve publike dhe private, veçanërisht në infrastrukturë dhe pasuri të paluajtshme.

 

Industria përpunuese pritet të rritet me rreth 2.1%, duke dhënë një kontribut më modest prej rreth 0.1 pikë përqindje, por duke sinjalizuar një rol mbështetës të prodhimit në strukturën e rritjes.

 

Turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të, të përfshira kryesisht te akomodimi dhe shërbimi ushqimor, shfaqin një rritje reale prej rreth 9.3% në 2026 dhe një kontribut prej afërsisht 0.4 pikë përqindje. Kjo e bën turizmin një nga sektorët me rritjen më të shpejtë, duke forcuar rolin e tij si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare në afatin e mesëm.

 

Sektorë si informacioni dhe komunikacioni, arsimi, shëndetësia dhe administrata publike shënojnë rritje më të moderuara, zakonisht në intervalin 3.9–4.9%, me kontribute më të vogla individuale, por të rëndësishme për stabilitetin dhe cilësinë e rritjes.

 

Në të kundërt, bujqësia, energjia dhe furnizimi me ujë mbeten sektorë me rritje të ulët dhe kontribut minimal në rritjen totale,

 

Shërbime, tregtia me shumicë dhe pakicë mbeten një nga motorët kryesorë të rritjes, teksa kontributi në PBB në 2026 rritet krahasuar me 2025. Nga rreth 0.4 pikë përqindje në 2025, kontributi i tregtisë shkon në rreth 0.6 pikë përqindje në 2026, Edhe transporti dhe magazinimi shfaqin një rritje të lehtë të kontributit, nga rreth 0.1 pikë përqindje në 2025 në rreth 0.2 pikë përqindje në 2026.

 

Turizmi, i reflektuar kryesisht përmes akomodimit dhe shërbimit ushqimor, vijon të japë një kontribut të fortë në rritje, por në 2026 ai shfaqet më i balancuar krahasuar me 2025. Kontributi i këtij sektori mbetet rreth 0.4 pikë përqindje, duke sinjalizuar se rritja e shpejtë e viteve të mëparshme po kalon gradualisht në një fazë konsolidimi, pa humbur rolin e tij si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë.

 

Ndërtimi mbetet sektor kyç. Nga rreth 0.4 pikë përqindje në 2025, kontributi zbret në rreth 0.4 pikë përqindje edhe në 2026, por me një rritje reale më të moderuar. Kjo tregon një ngadalësim relativ të ritmeve të zgjerimit, që lidhet me maturimin e projekteve të mëdha investuese dhe me një qasje më të kujdesshme në investimet private.

 

Në industri, ndryshimet janë më të nuancuara. Industria përpunuese rrit lehtë kontributin e saj, nga rreth 0.0–0.1 pikë përqindje në 2025 në rreth 0.1 pikë përqindje në 2026, duke reflektuar një rikuperim gradual të aktivitetit prodhues.

 

Në të kundërt, industria nxjerrëse vijon të ketë një kontribut neutral ose minimal, duke mos shënuar ndryshime domethënëse mes dy viteve. Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë ruajnë kontribute shumë të kufizuara, me ndryshime pothuajse të papërfillshme nga 2025 në 2026.

 

Sektorët publikë dhe shërbimet sociale, si administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, shfaqin një rritje të lehtë të kontributit në 2026.

Burimi:Monitor


Më të lexuarat