
Veliaj prezanton lehtesirat e reja tatimore per 50,000 biznese ne 2017-n
Bashkia e Tiranës pritet të lehtësojë nga 1 janari 2017, procedurat tatimore për 50,000 bizneset që veprojnë brenda territorit të saj. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik, kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj, prezantoi disa nga masat lehtësuese.
“Duke nisur nga 1 janari, kushdo që bën biznes në Tiranë apo dëshiron të krijojë një biznes të ri, jo vetëm që do të dorëzojë më pak dokumente pranë sporteleve të tatimeve lokale, por do të marrë përgjigje thuajse 2-3 herë më shpejt se më parë për shqetësimet apo kërkesat e veta siaps ligjit. Në këtë mënyrë, u vijmë në ndihmë 50 mijë bizneseve që janë aktive në Tiranë, të cilat në përditshmërinë e tyre kanë një marrëdhënie konstante me zyrën e taksave lokale. Nuk flas për një numër të vogël kërkesash apo ankesash. Janë rreth 30 mijë kërkesa çdo vit, rreth 2470 biznese, që çdo muaj paraqiten pranë sporteleve të Tatimeve lokale”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se këtë vit të dytë buxhetor bashkia synon të mbështesë sipërmarrjen, qoftë nëpërmjet mbështetjes së drejtpërdrejtë, ashtu edhe nëpërmjet lehtësirave procedurale tatimore.
Edhe për kërkesën apo ankesën online kërkoheshin një mal me dokumente. Sa i përket afatit kohor për të trajtuar një kërkesë apo ankesë të tillë, administratës së taksave vendore i duheshin plot 30 ditë. Propozimi ynë është ky: Duke nisur nga 1 Janari 2017, pjesa dërrmuese e kërkesave e ankesave online do trajtohet brenda 15 ditëve, ndërkohë që reduktojmë ndjeshëm edhe dokumentet e kërkuara: përveç kërkesës apo ankesës së depozituar online, bizneset thjesht do plotësojnë një formular vetëdeklarimi, ku e deklarojnë që kanë paguar këto taksa, duke i qëndruar të vërtetës së këtij formulari sepse mbajnë përgjegjësi nëse japin informacion të rremë”, shtoi Veliaj.
Lehtësi do të ketë edhe për procedurën e verifikimit në terren, për procedurën e trajtimit të kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve, si dhe për procedurën për rimbursimin e shumës së paguar tepër në llogari bankare. Për të përmirësuar klimën e biznesit, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe procedurën e regjistrimit të një biznesi të ri pranë DPTTV-së, duke përgjysmuar paralelisht edhe afatet e regjistrimit.
Standardizimi dhe thjeshtimi i procedurave tatimore lokale. Procedura për pajisje me vërtetim për likuidim detyrimesh (350 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit të administratorit;
Certifikatë familjare të tremujorit të fundit;
Vërtetim i pagesës së taksës së pronës;
Vërtetim i pagesës së taksës së banesës.
Afati: 3 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit të administratorit.
Afati: 1 ditë
Procedura për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratorët e huaj;
Certifikatë familjare të tremujorit të fundit;
Vërtetim i pagesës së taksës së pronës;
Vërtetim i pagesës së taksës së banesës;
Ose vërtetim që nuk disponon banesë.
Afati: 30 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratorët e huaj ose Akt Përfaqësimi;
Formular vetëdeklarimi për taksën e pronës.
Afati: 10 ditë
Procedura e kërkesë/ankesë online (55 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese online nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratorët e huaj;
Certifikatë familjare të tremujorit të fundit;
Vërtetim i pagesës së taksës së pronës;
Vërtetim i pagesës së taksës së banesës;
Ose vërtetim që nuk disponon banesë.
Afati: 30 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankesë online nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratorët e huaj;
Formular vetëdeklarimi për taksën e pronës.
Afati: 15 ditë
Procedura e verifikimit në terren (950 aplikime në muaj)
Ishte: Afati ligjor: 30 ditë
Bëhet: Afati i realizimit: 10 ditë
Hapa për t’u realizuar në 2017:
A – Dixhitalizimi i Arshivës që tashmë është sistemuar në DPTTV;
B – Informatizimi i procesit të kërkesë/ankesave;
C – Pajisja me palmar për verifikim në kohë reale.
Procedura për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankese nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratoret e huaj;
Certifikatë familjare të tremujorit të fundit;
Vërtetim i pagesës së taksës së pronës;
Vërtetim i pagesës së taksës së banesës;
Ose vërtetim që nuk disponon banesë.
Afati: 30 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë/ankesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratorët e huaj ose Akt Përfaqësimi;
Formular vetëdeklarimi për taksën e pronës.
Afati: 10 ditë
Procedura për rimbursim shume paguar tepër në llogari bankare (5 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Fletë-detyrimi;
Ekstrakt i QKB;
Fotokopje e kartës së identitetit;
Vërtetim IBAN.
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesë nga subjekti;
Kopje të kartës së identitetit për administratorët e huaj ose Akt Përfaqësimi;
Vërtetim IBAN.
Regjistrimi i një biznesi të ri pranë DPTTV-së (260 aplikime/muaj)
Ishte:
Dokumentacioni i kërkuar:
Fotokopje e NIPT;
Certifikate familjare e 3 muajve të fundit;
Ekstrakt i QKB;
Fotokopje e kartës së identitetit;
Kontrate qiraje dhe dokumenti i pronësisë;
Vërtetim i pagesës së taksës së banesës;
Ose vërtetim që nuk disponon banesë.
Afati: 30 ditë
Bëhet:
Dokumentacioni i kërkuar:
Fotokopje të kartës së identitetit;
Kontrate qiraje dhe dokumenti i pronësisë;
Formular vetëdeklarimi për pagesën e taksës së pronës.
Afati: 15 ditë
Më të lexuarat








