Secondary Adv

Eurostat: Ushqimet në Shqipëri, thuajse në nivelin e BE, më të shtrenjta se vendet e rajonit

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri në 2024 janë vetëm pak nën mesataren e BE-së dhe më të larta se në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë shumë pranë mesatares së Bashkimit Europian. Me një indeks 98.7, kundrejt mesatares së BE-së në nivelin 100, Shqipëria renditet vetëm 1.3 për qind më poshtë, duke u pozicionuar dukshëm mbi vendet e Ballkanit Perëndimor jo-anëtare të BE-së.

 

Krahasimi me rajonin dhe BE-në

Në krahasim rajonal, Shqipëria ka çmime më të larta të ushqimeve se Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, ku indekset janë ndjeshëm më të ulëta. Ndërkohë, vendi afrohet me disa shtete anëtare të BE-së, si Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa mbetet më i lirë se Greqia dhe Italia, ku çmimet e ushqimeve janë mbi mesataren europiane.

 

Presioni mbi buxhetet familjare

Të dhënat tregojnë një konvergjencë të shpejtë të çmimeve të ushqimeve me BE-në, më të shpejtë se rritja e të ardhurave. Si pasojë, ndonëse çmimet janë pak nën mesataren europiane, pesha e ushqimeve në buxhetin familjar mbetet më e rëndë për familjet shqiptare, duke e bërë koston e jetesës një sfidë të vazhdueshme.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat