Secondary Adv

Ndryshon taksa e mbetjeve, për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi: Paguaj sipas hedhjes

Familjet dhe bizneset do të paguajnë taksën e mbetjeve sipas sasisë që gjenerojnë, me zbatim të plotë deri në 2029.

Qeveria parashikon ndryshimin e mënyrës së tarifimit të mbetjeve për familjet dhe bizneset, duke kaluar drejt parimit “Paguaj sipas hedhjes”. Në Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve, të nxjerrë për konsultim publik, parashikohet vendosja e një takse individuale mbi mbetjet, e lidhur drejtpërdrejt me sasinë e mbetjeve të gjeneruara nga çdo familje apo subjekt biznesi, në vend të tarifave fikse që aplikohen aktualisht.

 

Si do të funksionojë sistemi PAYT

Sistemi “Paguaj sipas hedhjes” konsiderohet nga qeveria si një nga instrumentet më efektive ekonomike për reduktimin e mbetjeve dhe nxitjen e riciklimit. Ai synon të inkurajojë ndarjen e mbetjeve të riciklueshme, për të cilat nuk do të aplikohet tarifë, ndërsa pagesa do të bëhet vetëm për mbetjet e përziera të mbetura, bazuar në peshë dhe ose vëllim.

 

Ndryshime në grumbullim dhe afatet e zbatimit

Zbatimi i sistemit PAYT kërkon ndryshime të thella në mënyrën e grumbullimit të mbetjeve bashkiake, duke kaluar gradualisht nga pikat e përbashkëta drejt koshave ose kontejnerëve individualë që lejojnë matjen e sasisë së mbetjeve për çdo familje dhe biznes. Sipas planit, bashkitë do të kenë detyrimin të plotësojnë kuadrin ligjor dhe logjistik, ndërsa tarifimi sipas këtij parimi do të nisë jo më vonë se viti 2029.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat