Secondary Adv

Qeveria shpall zonat e para malore me përparësi zhvillimi në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimet për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës.

Në territorin e Bashkisë Klos do të jenë:

- “Ura e Vashës–Gujë”, me sipërfaqe 821.22 ha;

- “Xibër–Murriz”, me sipërfaqe 411.72 ha;

- “Maja Kulbot”, me sipërfaqe 7.07 ha;

- “Kodër Thekna”, me sipërfaqe 11.13 ha;

- “Maja e Balzit”, me sipërfaqe 74.22 ha;

- “Splaj–Tejlum”, me sipërfaqe 193.85 ha;

- “Zhuri i Arrikut”, me sipërfaqe 249.48 ha;

- “Plan i Bardhë–Bejnë–Cerujë–Patin”, me sipërfaqe 6 872.20 ha;

- “Balgjaj–Suç”, me sipërfaqe 1 715.53 ha.

 

Ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës do të jenë:

- “Barbullush” (nj. adm. Bushat), me sipërfaqe 41.35 ha;

- “Lugina e Drinit” (Temal, Shllak dhe Vau i Dejës), me sipërfaqe 7 930.82 ha;

- “Bushat” (nj. adm. Bushat), me sipërfaqe 188.89 ha;

- “Shllak” (nj. adm. Shllak), me sipërfaqe 931.76 ha;

- “Mnelë” (nj. adm. Vig-Mnelë), me sipërfaqe 116.48 ha;

- “Nënshat” (nj. adm. Hajmel), me sipërfaqe 355.78 ha.

 

Në të dyja bashkitë, statusi i ri lejon zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike, në zona të përcaktuara me koordinata KRGJSH dhe të shoqëruara me hartat përkatëse. Për zbatimin e vendimeve ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë respektive, ndërsa vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Burimi:Ekofin.al


Më të lexuarat