Secondary Adv

Kadastër digjitale brenda 2026, Rama: Është mbyllur 80 për qind e procesit

Kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit 2026 e gjithë Kadastra do të jetë e digjitalizuar.

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për proceset në fushën e pronës, duke përmendur përmbylljen e 100% të skanimit të dokumentacionit dhe përparimin e digjitalizimit të 80% të kartelave të pronësisë.

 

Rama paralajmëroi se deri në vitin 2026 do të përfundojë digjitalizimi i plotë i 4 milionë kartelave, duke krijuar një kadastër digjitale me shërbime më të shpejta dhe më cilësore, ndërsa regjistrimi fillestar i pronave pritet të përfundojë brenda qershorit të 2026-ës.

 

“Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament! Sa i takon çështjes së pronës, përfitoj nga rasti të them që ky vit ka qenë një vit realisht i suksesshme në raport me objektivat në të gjitha drejtimet. Ka qenë një vit i suksesshëm edhe në agjencinë shtetërore të kadastrës. Më në fund është skanuar përfundimisht 100% dokumentacioni, është përmbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë.

 

Të vijë dita që shqiptarët të mos shkojnë më te kadastra. Duhet që gjithë kjo ‘lesheli’ e madhe të sistemohet. Mbyllet përfundimisht në 2026 procesi me 4 milionë kartela të digjitalizuar. Në fund të 2026-ës do të kemi një kadastër digjitale dhe do të kemi shërbime më të shpejta dhe cilësore. Ajo që është akoma më e rëndësishme është që brenda qershorit 20226 do të jetë mbuluar tërësisht procesi i regjistrimit fillestar. Kjo është puna jonë, nuk është të ziejmë tenxhere çdo ditë me gjysmë të pavërteta”, tha kryeministri Rama.

 

Burimi: Ekofin


Më të lexuarat