Secondary Adv

Gjiknuri, rritje pagash deri ne 56 per qind per tri kompanite shteterore te energjitikes

Rreth 6.670 punonjës të sektorit energjetik kanë përfituar rritje të ndjeshme pagash.


Lajmi i mirë është komunikuar për publikun dje përmes një letre nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri. Ai shkruan se, falë përmirësimit të ndjeshëm të treguesve financiarë të sektorit, është bërë e mundur rritja e pagave për të tri kompanitë: OSHEE, KESH dhe OST.Përkatësisht, punonjësve të OSHEE-së paga u është rritur në masën 56 për qind, atyre të OST 12 për qind dhe atyre të KESH-it me 10 për qind. Nga rritja e pagave kanë përfituar vetëm punonjësit me rroga të ulëta dhe jo nivelet drejtuese të kompanive. Kështu, një punonjës terreni i OSHEE-së që nga shtatori e ka pagën 51.543 lekë në muaj, me rritje 56%.


Po kështu, rritja është efektive për punonjësit e OST, ndërkohë që KESH rritja hyn në fuqi nga muaji janar “Më lejoni t’ju uroj festat e fundvitit dhe t’ju shpreh shpreh mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë përpjekjes sonë për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike”, thekson në letër ministri Damian Gjiknuri.


Më të lexuarat