Rriten te punesuarit dhe pagat ne industri, ndertim dhe sherbime
Në tremujorin e tretë të këtij viti është shënuar një rritje me bazë vjetore e numrit të të punësuarve në sektorin e industrisë, ndërtimit, shërbimeve, e shoqëruar kjo dhe me rritje të pagave për punonjësit.
Të dhënat e ditura bëhen në statistikat afatshkurtra të tremujorit të tretë të INSTAT.
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve është 7,8%. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2015, ishte 7,4%.Ndryshimi vjetor i numrit i të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Industri” (Industri nxjerrëse dhe përpunuese), shënoi një rritje 4,8%.Ky tregues paraqitet me rritje edhe në aktivitetet “Industri përpunuese” me 7,9%, “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” me 4,0% dhe “Energji elektrike, gaz, avull” me 0,8%.
Në tremujorin e tretë 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të fondit të pagave shënoi rritje prej 2,2% në “Industri”, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rritja e këtij treguesi në aktivitetin “Industri përpunuese” me 9,0%. Aktivitetet “Energji elektrike, gaz, avull” shënoi rritje me 8,1% dhe aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rritje me 1,6%.
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Ndërtim” në tremujorin e tretë 2016 shënoi rritje me 9,5%. Rritje me 7,2% shënoi dhe indeksi i fondit të pagave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.Në aktivitetin “Shërbime”, në tremujorin e tretë 2016, ka një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 11,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë rritje e kanë dhënë kryesisht aktivitetet “Agjenci udhëtimi” me 19,9 % dhe “Tregti me shumicë” me 11,Z%.Në aktivitetin “Shërbime”, ndryshimi vjetor në tremujorin e tretë 2016, paraqet një rritje të indeksit të fondit të pagave me 12,7%, ndikuar kryesisht aktiviteti “Agjenci udhëtimit” me 24,2% dhe “Tregti me shumicë” me 20,6%.