Secondary Adv

Sondazhi i Gallup: Ekonomia, shqetësimi kryesor i qytetarëve shqiptarë

Më shumë se gjysma e të rriturve në Shqipëri e konsiderojnë ekonominë si problemin kryesor kombëtar.

Sipas sondazhit të fundit global të Gallup, 58% e të anketuarve përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si shqetësime dominonte.

 

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problem kryesor kombëtar. Ky nivel shqetësimi është dukshëm më i lartë se mesatarja globale, ku vetëm 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare.

 

Tendenca ndryshon sipas nivelit të të ardhurave të vendit. Në vendet me të ardhura të larta, mesatarisht 21% e qytetarëve identifikojnë ekonominë ose pamundësinë për të përballuar nevojat bazë si ushqimi dhe strehimi si problem kryesor.

 

Ky përqindje rritet në 31% në vendet me të ardhura mesatare të larta, në 36% në vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe në 38% në vendet me të ardhura të ulëta. Në grupin e fundit, 14% përmendin konkretisht nevojat bazë për ushqim dhe strehim, shumë më shumë se në çdo grup tjetër sipas nivelit të të ardhurave.

 

Ky sondazh nxjerr në pah sfidat ekonomike që shqetësojnë qytetarët shqiptarë dhe të vendeve me të ardhura të ulëta, duke treguar se ekonomia mbetet çështja kryesore e diskutimit dhe shqetësimit publik.

 

Burimi: Euronews


Më të lexuarat