Projekti pilot në arsim, qëndrim në shkollë deri në orën 16:00 dhe drekë falas për nxënësit
Duke nisur nga viti akademik 2026–2027, 30 shkolla në vend do të funksionojnë me orar të zgjatur.
30 shkolla në vend do të funksionojnë me orar të zgjatur, duke u ofruar nxënësve qëndrim deri në orën 16:00, drekë falas dhe mundësi për të kryer detyrat e shtëpisë në ambientet shkollore.
Euronews Albania mëson se bëhet fjalë për një projekt pilot, për të cilin shkollat përfituese kanë marrë udhëzimet përkatëse mbi mënyrën e funksionimit. Në disa prej tyre janë njoftuar edhe prindërit, të cilët në shumicë e kanë mirëpritur këtë ndryshim.
Vakti i drekës do të ofrohet falas dhe nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për prindërit.
Projekti pilot do të zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Qëndrimi në shkollë deri në orën 16:00 ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e prindërve ndër vite dhe është prezantuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama.
Drafti për zbatimin e këtij projekti ndodhet ende në proces finalizimi.