Secondary Adv

Perdorimi i internetit ne Shqiperi arrin ne 60.1 perqind

Numri i përdoruesve të Facebook në vend ka arritur në 1.1 milionë në vitin 2013. Sipas të dhënave të publikuara nga Internet World Stat, në Shqipëri, përdorimi i internetit arriti në 60.1% në vitin 2013.


Numri i përdoruesve të Facebook në vend ka arritur në 1.1 milionë në vitin 2013.Sipas të dhënave të publikuara nga Internet World Stat, në Shqipëri, përdorimi i internetit arriti në 60.1% në vitin 2013. Rezulton se 1.8 milionë shqiptarë kanë përdorur internetit vitin e kaluar. Ndërsa numri i përdoruesve të facebook është pothuajse 1.1 milion. Për përdorimin e internetit, Shqipëria renditet pas Kosovës, Kroacisë, Bosnjës, Maqedonisë, duke ia kaluar Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë Rumanisë.Në Ballkan, nivelin më të lartë të përdorimit të internetit e ka Kosova, me 76.6%, e ndjekur nga Kroacia me 70.9%, ndërsa facebook në Kroaci e përdorën 1.6 milionë persona.Në Bosnjë Hercegovinë, penetrimi i internetit arriti 67.9% (1.3 milionë përdorues facebook); në Maqedoni 62.2% (962,000, në Facebook).
Në Serbi penetrimi i internetit ishte 57%; në Mal të Zi 56.8%, në Bullgari 53.2% dhe në Rumani 49.8%.
Listën në Europë e kryesojnë Islanda, me penetrim interneti 96.5%; Norvegjia me 95%.


Më të lexuarat