Debora dhe ngricat bllokojne rruget ne veri. Akset ku duhet te beni kujdes
Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa rrugë, në veri dhe verilindje të vendit.
Emergjencat Civile njoftojnë se shkak i reshjeve te dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkodër, që nisen mbremjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes se ndjeshme te temperaturave, çka ka sjelle edhe ngrica ne rruge, drejtuesit e mjeteve udhezohen te përdorin zinxhirët ne keto akse rrugore:
Fushe Arrez - Iballe
Fushe Arrez - Qafe Mali - Qafe Shllak
Qafe Mali - Fierze.
Bajram Curri - Valbone
Kukes - Qafe Shllak
Tunel i Kalimashit - Morine.
Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:
Qafe Mali - Dardhe, në zonen e Pukës
Qafe Thore - Theth, në zonën e Malesise se Madhe
Tamare - Vermosh
Bushtrice, Kukës - Kala e Dodes, Diber.
Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.
Prezence dëbore ka edhe në 'Rrugën e Kombit' ku punojnë borepastrueset.
Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.