Plani i Tiranes, Mazniku: Ndertesat deri ne 11 kate
Debati për Planin Urbanistik të Tiranës, buxhetin e bashkisë dhe paketa fiskale zbritën në studion “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe.
Në debatin e parë të këtij sezoni të ftuar në emision ishin nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku, kryetarja e grupit të këshilltarëve të PS, Klodita Ferhati dhe dy këshilltarët e PD në bashkinë e Tiranës Mateo Spaho dhe Arjana Çela.Për atë që PD akuzon bashkinë se plani i ri parashikon ndërtime deri në 35 kate, nënkryetari Mazniku tha se ndërtimet do të jenë deri në 11 kate. Spaho tha se me planin e ri parashikohet që të prishet qëndra historike e qytetit të Tiranës.
Një tjetër shqetësim që ngritën dy këshilltarët e PD në studion e “Ekopolitikë” ishte edhe mungesa e një fature financiare për planin e Tiranës. Kryetarja e Grupit të Këshilltarëve të PS sqaroi se ekziston një faturë financiare për 5 vitetet e para, pasi nuk mund të bëhet një faturë për 15 apo 30 vitet e ardhshme.Mazniku sqaroi edhe elementët që ndikojnë në rritjen e buxhetit të këtij viti. Ai përmendi taksën e ndikimit në infrastrukturë, rihapjen e ndërtimeve, parkimet e reja dhe taksen e hotelit.