Secondary Adv

Trump në Bordin e Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të dërgojnë trupa në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në Washington se disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kanë angazhuar trupa dhe polici për stabilizimin e Gazës.

Angazhimi i vendeve pjesëmarrëse

Në fjalën e tij gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani kanë premtuar dërgimin e trupave dhe forcave policore për të kontribuar në stabilizimin e situatës në Gaza.

 

“Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit. Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

 

Mbështetje financiare miliardëshe

Presidenti amerikan shtoi se disa shtete kanë kontribuar financiarisht në paketën e ndihmës për Gazën. Sipas tij, Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë dhënë mbi 7 miliardë dollarë në total.

 

Trump theksoi gjithashtu se vende të tjera, si Egjipti dhe Jordania, po ofrojnë ndihmë të konsiderueshme për ngritjen e një force policore palestineze të besueshme, me synim garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e procesit të paqes në rajon.

 

Burimi: Euronews


Më të lexuarat