Tendence ne rritje i kapitalit te huaj, 46 per qind ne 2016
Shqipëria regjistron 2015 si vitin më të mirë për thithjen e investimeve të huaja direkte, ndërsa stoku i investimeve kapi vlerën më të lartë 5 mln euro.
Origjina e këtyre investimeve në Shqipëri vjen kryesisht nga Greqia, Hollanda, Italia e Turqia kryesisht në aktivitetet e sigurimit, industrinë nxjerrëse të hidrokarbureve, energjisë dhe telekomunikacionit. Ndërsa përqëndrimi më i madh i ndërmarrjeve të huaja është në Tiranë.Trendi rritës për thithjen e investimeve të huaja Shqipëria e ka nisur në 2015, ku konkretisht prej vlerës 869 mln euro në 2014 flukset e IHD në 2015 shkuan në 890 mln euro.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qëndrore, trendi rritës në 2015 ishte në vlerën e 21 mln eurove, ose me rreth 2.4 % krahasuar me një vit më parë duke arritur të mbulojnë 11.6 % të PPB.Ndërsa bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, INSTAT dhe Ministrisë së Financave në fund të 3 mujorit të tretë të viti 2016 fluksi i IHD arriti në vlerën e 706 mln eurove.
Prurjet më të mëdha në formën e investimeve direkte në Shqipëri vijnë nga hidrokarburet apo industria nxjerrëse 53%, dhe energjitika 27% .Ndërsa stoku i investimeve për 2015 arriti në vlerën 5 mln euro dhe shpërndarja sipas vendeve të origjinës, kryeson Greqia me një stok investimesh prej 1.2 mln euro ose 5 më shumë se 2014.Greqia ka zënë pothuajse të gjithë sektorët ekonomikë ku peshën më të madhe e kanë aktivitetet financiare, të sigurimit dhe industria.
Ndërsa shteti i dytë renditet Hollanda me 688 mln euro ku peshën më të madhe e zë aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit, shëndeti dhe aktivitet e punës social, energjitika, gazi, avulli e furnizimi me ajër të kondicionuar.Më pas renditet Italia me 544 mln euro në stokun e investimeve, Turqia me 451 mln euro dhe Austria me 387 mln euro.Në fund të 2015, rezultojnë 600 biznese me kapital të huaj dhe të përbashkët.
Për sa i përket shpërndarjes gjeografike rezulton se përqëndrimi më i madh i ndërmarrjeve me investim të huaj është në Tiranë me rreth 900 biznese, ndjekur nga Durrësi me 122 biznese, dhe më pas Korça, Shkodra, Vlora e Elbasani.Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, nëse shqyrtojmë prezencën e shoqërive me kapital të huaj dhe të përbashkët në Shqipëri, në periudhat 1 janar-11 nëntor 2014, 2015, 2016 vërejmë një tendencë në rritje të prezencës së shoqërive me kapital të huaj aktive në Shqipëri.
Konkretisht duke iu referuar vitit 2014, numri i tyre është rritur me 45% në vitin 2016, ndërsa po të marrim si referencë vitin 2015, ky numër është rritur me 25%.Megjithatë krahasuar me rajonin, Shqipëria ka një ritëm të ulët, ku sipas ekspertëve në 2017 investitorët e huaj pritet të qëndrojnë fazë observuese për shkak të vitit elektoral.