Secondary Adv

Rruget rurale, qeveria u jep bashkive 2 miliard leke per rregullimin e 30 segmenteve

Qeveria duket se ka zgjidhur ‘qesen’ sa i takon investimeve për rehabilitimin e disa akseve rurale në bashkitë kryesore të vendit. Këto investime përkojnë edhe me fushatën elektorale që pritet të nisë në tremujorin e dytë të vitit.

 

Janë rreth 2 miliard lekë që qeveria ka parashikuar për t’i shpërndarë në qarqeve: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Në total janë rreth 30 segmente rrugore që pritet t’i nënshtrohen procesit të rikonstruksionitNë Shqipëri janë rreth 9,800 km rrugë dytësore dhe lokale. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfunduar inventarizimin e plotë me të dhëna të detajuara për rreth 4,247 km, të identifikuara si rrugë kryesore të rrjetit rrugor rural. Për çdo segment rrugor, i cili është pjesë e këtij inventari, janë mbledhur të dhëna të hollësishme, si popullsia, trafiku, gjendja (ashpërsia e rrugës), aksesi që krijon si edhe varfëria në zona.


Rruga që do të marrë fondin më të madh është Loti i dytë Orenjë Librazhd, me 131 milionë lekë. Në bashkinë Vlorë, do të bëhet rikonstruksioni i rrugës nga ura te varrezat në Risoli, për 115 milionë lekë. Më pas renditet segmenti Klos-Dogjon për 100 milionë lekë.Në vlerë absolute, fondet më të mëdha shkojnë për Bashkinë e Vlorës (përfshirë Sarandën), me gati 390 milion lekë.


Më të lexuarat