Secondary Adv

Nga sot deri në fund të majit, rikthehen kontrollet në kufirin me Kosovën

Kalimi në Morinë me kontrolle dokumentesh deri në fund të majit.

Prej ditës së sotme dhe deri më 31 maj do të zbatohet sërish kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Me hyrjen në fuqi të kësaj mase përfundon periudha e procedurës së përshpejtuar, e cila nisi më 1 nëntor dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës qytetarët kalonin pa kontroll dokumentesh identifikimi.

 

Marrëveshja mes dy qeverive

Marrëveshja e nënshkruar mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë parashikon që kontrollet e plota të vijojnë deri në fund të majit. Sipas raportimeve mediatike, pas rikthimit të kontrollit janë krijuar radhë të gjata automjetesh në kufi, duke sjellë vonesa për udhëtarët.

 

Lehtësim për nëntë muaj të vitit

Sipas marrëveshjes, lehtësimi i procedurave zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Kjo skemë synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik, si dhe të forcojë bashkëpunimin dhe integrimin mes dy vendeve.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat