Secondary Adv

Me buxhet 4 mld euro, Kosova pagë të 13-të për sektorin publik, ekzekutohet në fund të muajit

Ekzekutimi pritet në fund të marsit për punonjësit me 12 muaj pune.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që në fund të muajit mars punëtorët e sektorit publik të marrin pagën e 13-të, në kuadër të buxhetit të miratuar për vitin 2026. Vendimi përfshin të punësuarit në administratë, arsim, shëndetësi, polici dhe sektorë të tjerë publikë, ndërsa kryeministri Albin Kurti deklaroi se zbatimi i buxhetit shënon nisjen e përmbushjes së zotimeve të mandatit të ri.

 

Buxheti 4 miliardë euro

Buxheti i miratuar më 20 shkurt në Kuvend kap vlerën rreth 4 miliardë euro dhe është dekretuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Nga kjo shumë, mbi 3 miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror dhe 867 milionë euro për nivelin lokal. Për investime kapitale janë planifikuar 998 milionë euro, 7.2% më shumë se një vit më parë, ndërsa subvencionet dhe transfertat rriten me 17.4%, duke kaluar 1.3 miliardë euro.

 

Kush përfiton pagën e 13-të

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se pagën e 13-të do ta përfitojnë vetëm punonjësit që kanë plotësuar 12 muaj pune, ndërsa ata me më pak kohë shërbimi do ta marrin vitin e ardhshëm. Pagat dhe shtesat për mbi 91 mijë punonjës publikë do të kushtojnë mbi 980 milionë euro, nga 916 milionë euro në vitin 2025.

 

Qëndrimi i sindikatave

Përfaqësuesit sindikalë kërkojnë zbatim pa vonesa dhe me transparencë të plotë. Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, deklaroi se ende nuk ka pasur takim me ministrin e ri, ndërsa Ali Gashi nga Sindikata e Administratës dhe Avdi Hoti nga Sindikata e Policisë theksuan pritshmërinë që paga e 13-të të ekzekutohet brenda marsit, siç është premtuar dhe planifikuar në buxhet.

 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat