Secondary Adv

Brenda 2015 do liberalizohet sherbimi i transportit nderkombetar rrugor

Brenda vitit 2015 parashikohet të liberalizohen shërbimet e transportit ndërkombëtar rrugor të mallrave me vendet e rajonit, (me Italinë) dhe heqja e taksave diskriminuese ndaj transportuesve shqiptarë rrugorë të mallrave.


Ky ka qenë një problem i rëndësishëm për eksportuesit, sidomos ata që punojnë me material porositësi (tekstile, këpucë) me Italinë, që janë ankuar shpesh për koston shtesë që duhet të paguanin, si rrjedhojë e taksimit të kamionëve që kalonin në territorin italian.Synimi për rregullimin e këtuj ngërçi është bërë i ditur në Planin Kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 – 2020.Plani parashikon përafrimin e mëtejshëm i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së lidhur me pranim në veprimtarinë e transportit dhe hyrjen në treg.Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, janë miratuar konventa dhe marrëveshje bilaterale mbi transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave dhe për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me shtetet fqinje, nënshkrimi i të cilave ka patur një impakt të menjëhershëm. Në rritjen e fluksit të mjeteve të mallrave dhe udhëtarëve me këto vende. Qeveria është në fazën e nënshkrimit të një marrëveshje me Turqinë dhe për të ardhmen synohet të lidhen të njëjtat marrëveshje edhe me Greqinë, Serbinë etj./Monitor


Më të lexuarat