Secondary Adv

Qeveritë përpiqen të kufizojnë pasojat e luftës me Iranin, çmimet e naftës rriten ndjeshëm

Përshkallëzimi i luftës me Iranin ka shkaktuar rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe shqetësim global për furnizimin me energji.

Qeveritë në disa vende po marrin masa urgjente për të zbutur ndikimin mbi ekonomitë dhe konsumatorët. Ministrat e financave të vendeve të G7 pritet të diskutojnë mundësinë e lirimit të rezervave emergjente të naftës për të stabilizuar tregun.

 

Çmimi i naftës Brent është rritur me rreth 25 për qind, ndërsa Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret kryesore të furnizimit global me energji, mbetet praktikisht e mbyllur.

 

Masa emergjente në disa vende

Në Korenë e Jugut, e cila importon rreth 70 për qind të naftës nga Lindja e Mesme, qeveria ka vendosur për herë të parë në afro 30 vjet një kufi për çmimet e karburanteve.

 

Japonia ka urdhëruar përgatitjen e rezervave kombëtare të naftës për një lirimin të mundshëm në treg, ndërsa Vietnami ka hequr tarifat e importit për karburantet dhe Bangladeshi ka mbyllur universitetet për të kursyer energji.

 

Në Kinë, autoritetet u kanë kërkuar rafinerive të ndalojnë eksportet e karburanteve për të ruajtur furnizimin e brendshëm.

 

Debat edhe në SHBA

Në SHBA, çmimet e benzinës janë rritur me rreth 11 për qind brenda një jave. Presidenti Donald Trump minimizoi shqetësimet, duke deklaruar se rritja e përkohshme e çmimeve është një kosto e vogël për sigurinë globale.

 

Ndërkohë, lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, ka kërkuar përdorimin e Rezervës Strategjike të Naftës për të stabilizuar tregun.

 

Pasiguri për furnizimin global

Tregjet financiare në Azi kanë reaguar negativisht ndaj zhvillimeve, ndërsa dollari është forcuar për shkak të pasigurisë në furnizimet me energji.

 

Tensionet u shtuan edhe më tej pasi Irani shpalli Mojtaba Khamenei si pasardhës të Ali Khamenei në postin e udhëheqësit suprem, një zhvillim që mund të rrisë më tej tensionet gjeopolitike.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat