Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për dy ditë: Rrugët ku kufizohet qarkullimi
Bashkia e Tiranës njofton kufizime të qarkullimit nga 13 deri më 15 mars për shkak të aktiviteteve të organizuara në kuadër të festimeve të Ditës së Verës.
Kufizime në disa nga rrugët kryesore
Me rastin e festimeve të Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se do të ketë devijime dhe kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Kufizimet do të nisin nga ora 12:00 e datës 13 mars dhe do të zgjasin deri në orët e para të 15 marsit.
Sipas njoftimit, masat janë marrë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të garantuar zhvillimin normal të aktiviteteve festive dhe për t’u krijuar qytetarëve mundësi të festojnë në mënyrë të sigurt.
Bllokime në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Një pjesë e kufizimeve do të hyjnë në fuqi nga data 13 mars në orën 22:00 dhe do të zgjasin deri më 14 mars në orën 18:00. Në këtë interval do të bllokohen disa segmente të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në zonën e ish “Hotel Dajti”, si dhe nga ura pranë këtij objekti deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Po ashtu, kufizimet do të përfshijnë segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe pjesën që shtrihet deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.
Rrugë të tjera me qarkullim të kufizuar
Ndërkohë, nga data 13 mars në orën 12:00 deri më 15 mars në orën 02:00 do të kufizohet qarkullimi edhe në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII”.
Po në të njëjtën periudhë do të ketë kufizime edhe në rrugën “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri” deri te kryqëzimi me rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Rrugët alternative për qarkullim
Për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe të mjeteve të emergjencës, autoritetet kanë përcaktuar disa rrugë alternative ku do të devijohet trafiku. Qarkullimi do të orientohen kryesisht në rrugët “Lek Dukagjini”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Sami Frashëri”, si dhe në bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”.
Ndër rrugët e tjera që do të përdoren për devijimin e trafikut përfshihen edhe “Myslym Shyri” dhe “Abdi Toptani”.
Devijohen edhe linjat urbane
Ndryshime do të ketë edhe në itinerarin e disa linjave të transportit urban. Linja nr. 13 “Tirana e Re” dhe linja nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë lëvizjen e tyre përmes sheshit “Willson” dhe bulevardit “Zogu I”.