Secondary Adv

Qeveria miratoi kredinë 11.7 mln euro për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar kredinë për hekurudhën Tiranë Durrës me lidhje me Aeroportin Ndërkombëatr të Rinasit.

Financimi që do të merret nga BERZH do të përdoret për elektrifikimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore, e para që po vihet në funksion, pas rrënimit shumëvjecar të kësaj infrastrukture.

 

Sipas ministrit Enea Karakaçi, i cili foli për mediat pas mbledhjes së qeverisë  kjo kredi është 11.7 milion euro dhe ajo I shtohet edhe një grandi prej 12 milionë euro që do të përdoret për këtë qëllim. Ministri e vlerësoi këtë project si me shumë rëndësi për infrastrukturën e vendit tonë.

 

V E N D I M 

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË-DURRËS DHE NDËRTIMI I LIDHJES HEKURUDHORE ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS: ZGJERIMI I PROJEKTIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

EDI RAMA 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat