Secondary Adv

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, ndërsa akciza ulet në 20 për qind

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën e karburanteve.

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se pas analizës së situatës në treg dhe ndikimit të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Këshilli i Ministrave do të marrë masa konkrete për stabilizimin e çmimeve të karburanteve, duke vendosur kontroll mbi marzhet e fitimit dhe çmimet tavan, me synim mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet në treg.

 

Sipas vendimit, akciza do të ulet në 20% duke synuar lehtësimin e qytetarëve dhe uljen e çmimeve të karburanteve.

 

Bordi do të vendosë marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve, në 3 lekë për litër (shumicë) dhe 12 lekë për litër në pakicë, duke synuar më shumë transparencë dhe kontroll.

 

Bordi do të vendosë çmime tavan sipas tregjeve ndërkombëtare dhe shkeljet ndëshkohen deri në pezullim licence.

 

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën e karburanteve.

 

Por, sa përkthehet kjo ulje në vlerë.

 

Sot, akciza e karburanteve pa TVSH është rreth 40 lekë për litër pa TVSH. Një ulje e akcizës me 20%, nënkupton që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH, pra një kursim për kompanitë prej 8 lekësh, që automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së.

 

Gjatë ditës së djeshme, nafta u rrit në pikat kryesore të tregtimit të karburantit me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 2014 lekë, niveli më i lartë që nga kriza e luftës Rusi-Ukrainë. Në bursa, nafta po tregtohet me 100 dollarë për fuçi.

 

Në fund të shkurtit, para se të fillonte konflikti në Lindjen e Mesme, një litër naftë tregtohej në vend me 170-175 lekë për litër dhe në bursa midis 65-70 dollarë për fuçi.


Më të lexuarat