Secondary Adv

Kodi i ri i hekurudhes hyn ne fuqi, priten koncesione

Qeveria shqiptare po synon që të liberalizojë transportin hekurudhor, për t’i dhënë mundësi tregut që të dalë nga gjendja tejet e amortizuar në të cilën ndodhet.


Në dhjetor të vitit të kaluar u bë i mundur miratimi nga Komisioni Europian i grantit me vlerë 36 milionë euro, pjesë e projektit me vlerë 90 mln euro për modernizimin e hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas. Por, ky investim dhe në tërësi gjallërimi i sektorit do të duhet të mbështetet edhe nga një legjilacion i ri. Për herë të parë hekurudha shqiptare do të mund të funksionojë në bazë të një Kodi, i cili ndër të tjera do t’i hapë rrugën një tregu me mw shumë operatorë.


E kjo do të kërkojë ngritjen e një autoriteti rregullues(Autoriteti Licencues Hekurudhor) i cili do të bëjë të mundur licencimin e operatorëve privat që do të duan të përfshihen në këtë treg. Por, zotërimi i licencës nuk do të mjaftojë për të pasur akses në infrastrukturën hekurudhore, si për operatorët privatë, vendas ashtu edhe dhe të huaj. Për shfrytëzimin e linjave hekurudhore do të përcaktohen edhe aktet nënligjore.

 

Këto kompani mund të bëjnë të mundur sjelljen e trenave të standardeve të larta dhe të bëjnë menaxhimin e transportit të udhëtarëve për segmente të ndryshme kundrejt tarifave të ndryshme.Nga ana tjetër mund të shihet mundësia që të jepet me Partneritet Publik Privat menaxhimi i disa segmenteve, ndërsa për ato që janë dhënë me koncesion do të shihen modalitetet e reja.Kodi parashikon edhe parimet e përgjithshme të shfrytëzimit efektiv të kapaciteteve të infrastrukturës me vendosjen e çmimeve. për shfrytëzim (përdorim).Do të jetë ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ajo që do të përcaktojë edhe skemën e çmimeve.


Më të lexuarat