Secondary Adv

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës e çon në 218 lek për litër

Në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

 

Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.

 

Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa Benzina nga 199 lekë për litër u vendos në 175 lekë për litër.

 

Por çmimet e vendosura hasën kundërshtime nga importuesit e naftës. Në një letër dërguar ministrisë së Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ata ngritën shqetësimin e llogaritjeve të bëra gabim, të cilat vendosnin çmime nën kosto.

 

Për rrjedhojë ata kërkuan që të mblidhet sot bordi dhe të rishikohet metodologjia e përllogaritjes, në të kundërt kjo do të sillte humbje të mëdha për ta dhe do të ishin të detyruar të pezullonin furnizimin.

 

Sot u ulën çmimet e pakicës

 

Në mëngjesin e sotëm Bordi u mblodh dhe mori këtë vendimmarrje:

 

Çmimet sipas Bordit te Transparencës

 

 

ME SHUMICË

 

-Nafta: 206 Lek

 

-Benzina: 169 Lek

 

 

ME PAKICË

 

-Nafta: 218 Lek

 

-Benzina 181 Lek

 

Gazi nuk ndryshon

 

Por rritje të çmimit të naftës ka pasur edhe në bursat e huaja, për shkak të pasigurisë që po krijon në tregje mungesa e furnizimeve nëpërmjet kanalit të Hormuzit nga iranianët.

 

Në bursat e huaja nafta sot u tregtua 112 USD për fuçi nga 109 USD që ishte dje.

 

Po ashtu dje për mediat presidenti Donald Trump tha se ka rishikuar afatin e ultimatumit për zhbllokimin e ngushticës së Hormuzit nga iranianët, duke lenë atyre afat deri më 6 Prill.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat