Kerkesat per kompensimin e pronave, miratohen tarifat e reja
Të gjithë ish pronarët duhet do të paguajnë deri në 3 mijë lekë të reja, për të aplikuar për kompensimin e pronave.
Nërpërmjet një udhëzimi, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka miratuar tarifat e reja që do paguajnë qytetarët për të dorëzyar kërkesën për hapjen e dosjës, për kërkesën për kompensimin në vlerë etj.Agjencia e Trajtimit të Pronave, gjatë procedurave për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, për të gjitha shërbimet e ofruara prej saj, zbaton tarifat nga 100-3.000 lekë”, - thuhet në udhëzimin e Agjencisë së Trajtimit të pronave.
Tarifat Për paraqitjen e kërkesës dhe hapjen e dosjes së re të njohjes dhe kompensimit do të paguhet 3000 lekë të reja. Kur do dorëzohet kërkesa për kompensim do të paguhet 2 mijë lekë.Kur do të dorëzohet kërkesa për kompensim në vlerë për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtime informale, tarifa është 2000 lekë.Për kërkesat për tjetërsimin e sipërfaqes oborr në përdorim do të paguhet 3000 lekë, ndërkohë që për kërkesat për lëshim kopjeje dokumentacioni të administruar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave do paguhet nga 100-3000 lekë.
Tarifat që do paguajnë ish-pronarët: a) për paraqitjen e kërkesës dhe hapjen e dosjes së re të njohjes dhe kompensimit 3000 b) kërkesë për kompensim 2000 c) kërkesë për kompensim në vlerë për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtime informale 2000 d) kërkesë për tjetërsimin e sipërfaqes oborr në përdorim 3000 e) kërkesë për lëshim kopjeje dokumentacioni të administruar nga
Agjencia e Trajtimit të Pronave: Deri në 100 fletë 20 lekë/fletë - mbi 100 fletë 3000 lekë.