Secondary Adv

ARRSH: Punimet në rrugët lidhëse të Llogarasë arrijnë 65 për qind, përfundimi para sezonit veror

Drejtori i ARRSH, inspektoi punimet në rrugët lidhëse të Llogarasë, një projekt kyç për turizmin në jug të vendit.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën turistike të jugut të vendit.

 

Sipas të dhënave nga kantieri, punimet po avancojnë me ritme të mira, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në rreth 65%. Deri më tani është përfunduar plotësisht procesi i gërmimit dhe mbushjes për formimin e trupit të rrugës përgjatë gjithë gjatësisë prej 1.7 kilometrash.

 

Po ashtu, kanë përfunduar edhe punimet për ndërtimin e veprave të vogla të artit, ndërkohë që aktualisht po vijon puna për shtresat e trupit të rrugës.

 

Autoritetet synojnë që projekti të përfundojë përpara nisjes së sezonit veror, duke lehtësuar aksesin drejt zonës së Llogarasë dhe duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin për banorët dhe turistët.

Burimi: Scantv


Më të lexuarat