Secondary Adv

Aksi Shirokë–Zogaj përfundon në mesin e majit, Koçiu: Investim i rëndësishëm për turizmin

Zv. kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan punimet në segmentin Shirokë - Zogaj, një aks i ri që do të shërbejë për zhvillimin e zonës dhe turizmit.

"Është një punë shumë e mirë në këtë segment rrugor 6.5 km, i cili do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, vlerë e shtuar është pasi oferta turistike bëhet atraktive në funksion të sezonit turistik, zhvillimit të qytetit të Shkodrës. Jemi duke ounuar me Malin e Zi, aktualisht kemi në marrëveshje në fuqi për të vendosur një pikë kufitare të përbashkët të lëvizjes, ku shërbimet kufitare merren në të njëjtën pikë. Duke mundësuar që shërbimet policore dhe doganore në të njëjtën pikë kalimi kufitar. Aksi rrugorr nga Mali i zi është i përfunduar", tha zv.kryeministrja Albana Koçiu.

 

Ndërkohë, ky aks pritet të krijojë një lidhje të re mes shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e kthyer qytetin e Shkodrës si një nga nyjet më të rëndësishme të zhvillimit rajonal dhe turistik. Synohet që në mesin e majit ky aks rrugor të ketë mbaruar.

 

"Nuk flasim për një aks rrugor, por është pjesë e një lidhjeje shumë të rëndësishme turistike ndërmjet pjesës së Shirokës dhe Zogaj. Punimet janë të kombinuara kemi dhe projektin e ujësjellësit në Shirokë, kanalizimeve në Shirokë dhe Zogaj, dhe rrjetin 20 kv.

 

Kemi investime infrastrukturore në aksin e Velipojës, pjesën e rijetëzimit të Bunës, për të krijuar një pjesë më të aksesueshme për turistët, duke përfshirë dhe investimet në Malësi të Madhe. Është një paketë e tërë imvestimesh për Veriun, për qarkun e Shkodrës. Investim i rëndësishëm për turizmin", u shpreh ministri i Infrastrukturws dhe Energjisw, Enea Karakaçi.

 

Rruga është 6.5 kilometra e gjatë, ku 4.5 kilometra përbëjnë zgjerimin e rrugës ekzistuese përgjatë liqenit. Ndërkohë, bajpasi në qendër të fshatit Zogaj është një tjetër segment kyç që do të ndihmojë në qarkullimin më të lehtë dhe kthimin e zonës në një destinacion tërheqës turistik dhe ekonomik.

Burimi: Scantv


Më të lexuarat