Secondary Adv

Nga Tirana në bregdet, valë e re kullash në vend, lejet e miratuara nga KKTU

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i hap rrugë ndërtimeve të larta dhe projekteve turistike me intensitet të lartë në disa qytete kryesore.

Tirana në qendër të zhvillimit vertikal

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një seri lejesh të reja ndërtimi që tregojnë një orientim të qartë drejt zhvillimit vertikal, me fokus të veçantë në Tiranë. Sipas rendit të ditës të mbledhjes së 17 tetorit 2025, të publikuar së fundmi nga AZHT, në kryeqytet parashikohen disa ndërtime me shumë kate në zona të ndryshme urbane.

 

Ndër projektet e miratuara është një godinë banimi dhe shërbimesh me 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë në zonën “Luis Jansin Henkard”, nga kompania “Tabi Construction”. Po ashtu, projekti “The Little Big House” parashikon ndërtesa me 4, 12 dhe 19 kate, ndërsa në rrugën “Teodor Keko” planifikohen godina që variojnë nga 3 deri në 20 kate.

 

Në zonën e Linzës bie në sy një kullë 23-katëshe, që pritet të ndërtohet nga “Aghak Cara” sh.p.k., duke shtuar presionin e zhvillimit në periferitë në zgjerim të kryeqytetit.

 

Kulla të larta edhe në bregdet

Projektet nuk kufizohen vetëm në Tiranë, por shtrihen edhe në qytetet bregdetare, duke sinjalizuar një transformim të vijës detare. Në Vlorë, kompania “Hanxhari Group” planifikon ndërtimin e një kulle deri në 38 kate, një nga më të lartat e propozuara deri më tani në vend.

 

Në Shëngjin është parashikuar një kompleks rezidencial dhe hotelier deri në 30 kate, ndërsa në Durrës projekti “Durrës Tower” përfshin ndërtesa me 24 dhe 32 kate, duke e futur qytetin në një fazë të re zhvillimi urban.

 

Zgjerim i projekteve turistike

Përveç kullave, një pjesë e rëndësishme e lejeve lidhet me zhvillimin e turizmit në bregdet. Në Dhërmi parashikohet kompleksi “West Hill”, ndërsa në Palasë dhe Borsh vijojnë investimet në vila, rezidenca dhe struktura hoteliere me shërbime të integruara.

 

Zona si “Uji i Ftohtë” dhe Radhima në Vlorë, si dhe Shëngjini dhe Lezha, përfshihen gjithashtu në këtë valë zhvillimi me projekte të tipit “hotel & residences”, duke e kthyer vijën bregdetare në një korridor të ri turistik.

 

Debat për ndikimin urban

Rritja e numrit të ndërtimeve të larta tregon një strategji për të maksimizuar përdorimin e territorit, por njëkohësisht ngre pikëpyetje për ndikimin në infrastrukturë, densitetin urban dhe cilësinë e jetesës në qytete.

 

Ndërsa zhvillimi ekonomik dhe turistik shihet si një mundësi për rritje, sfida mbetet balancimi i investimeve me kapacitetet reale të qyteteve për të përballuar këtë intensitet ndërtimi.

 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit

E Premte, datë 17.10.2025,

 

1. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pallatit të Presidencës”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Presidenca e Republikës së Shqipërisë.

 

2. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Bypass i Sarandës”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

3. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugëve lidhëse me tunelin e Llogarasë (Palasë)”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

4. Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion karikimi për mjetet elektrike dhe objekt shërbimi ndihmës 2 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

 

5. Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi në eksterier dhe interier i ambjenteve të Godinës 1 dhe 2 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë”, me zhvillues Ministrinë e Mjedisit.

 

6. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zip – Line Përmet”, me vendndodhje në Bashkinë Përmet, me zhvillues Bashkinë Përmet.

 

7. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile”, me vendndodhje në Bushat, Bashkia Shkodër, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

 

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile”, me vendndodhje në Krane, Bashkia Finiq, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

 

9. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Parkut të Automjeteve”, me vendndodhje në Ferraj, Bashkia Tiranë, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

 

10. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim Oficine, dhoma personeli të mirëmbajtjes dhe lavazh për automjete”, me vendndodhje në Ferraj, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Mbrojtjes.

 

11. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i objektit “Depo Materialesh” për Batalionin e Mbështetjes me Shërbime”, me vendndodhje në Zall Herr, Bashkia Tiranë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr.1001.

 

12. Leje Ndërtimi për objektin: “Depo materialesh për Batalionin e Mbështetjes me Shërbime, me vendndodhje Zall Herr, Bashkia Tiranë, me zhvillues “Reparti Ushtarak Nr. 1040”.

 

13. Leje Ndërtimi për objektin: “Hangar Helikopterësh për Shkollën e fluturimit”, me vendndodhje në bashkinë Vlorë, me zhvillues Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake.

 

14. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Stadiumit “Besa”, me vendndodhje në Rrugën Taulantia, Bashkia Kavajë”, me subjekt zhvillues Federatën Shqiptare të Futbollit.

 

15. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit të Pogradecit”, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec, me zhvillues Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Pogradec.

 

16. Leje Ndërtimi për objektin: “Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Ullishteve”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

 

17. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës së parkimit nëntokësor dhe godinës së shërbimeve administrative”,  Bashkia Himarë, me zhvillues Bashkinë Himarë.

 

18. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim dhe rikualifikim i rrugës parelele me Rrugën e Plazhit, Borsh”, Bashkia Himarë, me zhvillues Bashkinë Himarë.

 

19. Për një ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Rikualifikim i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”, me vendodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Bashkinë Shkodër.

 

20. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikim i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, Zona 2”, me vendodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Bashkinë Shkodër.

 

21. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekti ndërtimi i qëndrës për instuticionet e KMSH-së në Peqin”, me vendndodhje në Bashkinë Peqin, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”.

 

22. Leje Ndërtimi për objektin: “Impant fotovoltaik 100 Mwac”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Akerni Solar” sh.p.k.

 

23. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 20 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Luis Jansin Henkard”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tabi Construction” sh.p.k.

 

24. Leje Ndërtimi për objektin: “The Little Big House”, Strukturë banimi dhe shërbimi me 4, 12 dhe 19 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Adi-M” sh.p.k.

 

25. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi 3 deri 20 kate, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Teodor Keko”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.

 

26. Leje Ndërtimi për objektin: “West Hill”, Kompleks turistik (villas, apart/hotel, hotel and restaurant_zona a-f / villas_zona g), me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Egeu Stone” sh.p.k, “Adel” sh.p.k dhe “Immo – Invest” sh.a.

 

27. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimesh me 3 deri 17 kate mbitokë dhe me 1 deri 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Shkozë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albpower Energy” sh.p.k.

 

28. Leje Ndërtimi për objektin: “Nokia”, Godinë banimi dhe shërbimi 7-12 Kate dhe 1-2 Kate parkimi nëntokë, në Rrugën “Pasho Hysa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.

 

29. Leje Ndërtimi për objektin: “Godina multifunksionale, shërbimi, zyra, banimi dhe hoteleri”, me vendndodhje në Kryemëdhenj, Golem, Bashkia Kavajë, me zhvillues “3A Construction” sh.p.k

 

30. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 23 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Linzë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aghak Cara” sh.p.k.

 

31. Leje Ndërtimi për objektin: “Zhvillim kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe shërbime 23 dhe 30 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dimension Construction” sh.p.k.

 

32. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe sherbimi 25 dhe 38 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hanxhari Group” sh.p.k.

 

33. Leje Ndërtimi për objektin: “Bordeaux Residence” Objekt rezidencial 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “F.Z.Construction” sh.p.k.

 

34. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me godina banimi, vila banimi, Hotel dhe apartamente të brenduara me 1, 2, 3, 4 dhe 8 kate mbi tokë, me 2 dhe 4 kate nëntokë, me fusha sportive dhe pishinë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Texas Development” dhe “Talha” sh.p.k.

 

35. Leje Ndërtimi për objektin “Kompleks turistik, rezidenca dhe hoteleri 1-2-3-4 kate, me tarracë të shfrytëzueshme, 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group” sh.p.k.

 

36. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik, hotel dhe objekt banimi me 3, 4, 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 1 kat parkimi nën tokë, me pishinë”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k.

 

37. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hoteliere dhe rezidenca turistike 1-9 kate dhe 1 kat nëntokë, me tarraca të shfrytëzueshme, me mur rrethues dhe pishina”, me vendndodhje “Uji Ftohtë”, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Z.Adrian Resulaj.

 

38. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hotelier 3, 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate nëntokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Giga Konstruksion” sh.p.k.

 

39. Leje Zhvillimi për objektin: “Wavefront hotel and residences”, Kompleks banimi, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkine Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bruklin & Rea” sh.p.k.

 

40. Leje Ndërtimi për objektin: “Fustanella Residence”, Objekt banimi dhe shërbimesh 15 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi & M.Z.B” sh.p.k.

 

41. Leje Ndërtimi për objektin: “Ivanaj”, Objekt rezidencial dhe hotel me 9 kate mbitokë, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion” sh.p.k.

 

42. Leje Ndërtimi për objektin: “Numa Residence” , Objekt banimi 5 kate, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Perivolo”, Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Biffer & Co” sh.p.k.

 

43. Leje Ndërtimi për objektin: “Durrës Tower” – Zhvillim kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe shërbime me 24 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, pranë rrugës “Pavarësia”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rajfi” sh.p.k.

 

44. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks Rezidencial 2 dhe 3 kate, 1 dhe 2 kate nëntokë “Tirana Villas”, me vendndodhje në Mjull Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

 

45. Leje Zhvillimi për objektin: “Green Radisson”, Strukturë shërbimi, banimi dhe hotelerie me 1, 13 dhe 16 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me vendndodhje në rr. “Hamdi Garunja”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia-04” sh.p.k.

 

46. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe hotelerie 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Royal” sh.p.k.

 

47. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 10, 12, 14, 16 dhe 18 kate mbi tokë, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Zhegu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mia Construction” sh.p.k.

 

48. Leje Ndërtimi për objektin: “Dajti Park”, me vendndodhje në Rrugën “Niko Avrami”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dajti Park 2007” sh.p.k.

 

49. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale Liqeni i Thatë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “As Investment” sh.p.k.

 

Burimi: ekofin.al


Më të lexuarat