Secondary Adv

Alumil Albania organizon trajnim në Sarandë, duke nxitur zhvillimin e ndërtimit në jug

Alumil Albania ka çelur kalendarin e aktiviteteve për vitin 2026 që në muajt e parë të vitit, me organizimin e trajnimit profesional për partnerët e saj në Sarandë, duke rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë për edukimin, mbështetjen dhe zhvillimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve në të gjithë vendin.

Në një treg ndërtimi gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues, ku kërkesat për efikasitet energjetik, qëndrueshmëri dhe dizajn modern janë në rritje, përpunuesit dhe profesionistët e sektorit kanë nevojë të jenë vazhdimisht të përditësuar me zgjidhjet më inovative. Inovacioni në materiale dhe sisteme ndërtimi po transformon industrinë, duke rritur standardet e cilësisë, performancës dhe qëndrueshmërisë.

 

Në këtë kontekst, ky trajnim u fokusua në prezantimin e sistemeve më të reja të kompanisë: sistemin me hapje S61, si dhe sistemet me rrëshqitje M14400 dhe M450 të cilat janë zgjidhje moderne që i përgjigjen kërkesave në rritje  për performancë të lartë teknike. Gjatë trajnimit teorik dhe praktik, partnerët patën mundësinë të njihen në detaje me karakteristikat teknike të produkteve, avantazhet konkurruese në treg, si dhe me procedurat optimale të montimit dhe aplikimit në projekte rezidenciale dhe komerciale. Demonstrimet praktike dhe diskutimet interaktive krijuan një hapësirë të vlefshme për shkëmbim eksperiencash dhe thellim të njohurive profesionale.

 

Sistemi S61 u prezantua si një zgjidhje e avancuar për sisteme me hapje, duke kombinuar izolim termik të lartë, siguri dhe fleksibilitet në projektim. Ndërsa sistemet me rrëshqitje M14400 dhe M450 ofrojnë funksionalitet të lartë, hapësira të mëdha xhami dhe një lidhje harmonike midis ambientit të brendshëm dhe atij të jashtëm ,elementë thelbësorë për arkitekturën moderne, ku alumini po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm falë qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe efikasitetit të tij.

 

Partnerët në Sarandë dhe zonat përreth treguan një nivel të lartë interesi dhe angazhimi gjatë trajnimit, duke reflektuar zhvillimin në rritje të sektorit të ndërtimit në jug të vendit. Bashkëpunimi i ngushtë me profesionistët lokalë mbetet një element kyç për Alumil Albania, pasi kontribuon drejtpërdrejt në zbatimin korrekt të sistemeve dhe në rritjen e standardeve të realizimit të projekteve në këtë rajon me potencial të lartë zhvillimi. Strategjia e kompanisë bazohet në besimin se suksesi afatgjatë ndërtohet mbi bashkëpunim të fortë, standarde të larta cilësie dhe zhvillim të vazhdueshëm të njohurive.


Më të lexuarat