Secondary Adv

Rreth 11 mln euro për zgjedhjet e 7 Qershorit, KQZ miraton buxhetin për procesin në Kosovë

KQZ në Kosovë miratoi buxhetin prej rreth 10.9 mln euro për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë kanë dhënë miratimin për buxhetin e parashikuar për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor, në vlerë prej 10 milionë e 887,186 euro. Ky vendim u aprovua me 10 vota në favor dhe asnjë kundër.

 

Sipas Violeta Salihut, sekretariati i KQZ-së e ka hartuar këtë plan financiar duke u mbështetur në kërkesat e njësive përkatëse, ku totali i buxhetit arrin në mbi 10.8 milionë euro.

 

Ajo sqaroi se nga kjo shumë, rreth 221 mijë euro janë të dedikuara për paga dhe shtesa, mbi 10.6 milionë euro për mallra dhe shërbime, 32 mijë euro për shpenzime komunale dhe 13 mijë euro për investime kapitale jo financiare.

 

Kosova pritet të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor. Data është shpallur nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, duke shënuar kështu herën e tretë brenda afro një viti e gjysmë, që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Burimi: Scantv


Më të lexuarat