Secondary Adv

KQZ në Kosovë: 22 parti dhe tre koalicione do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit

22 parti dhe tre koalicione do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë.

22 parti politike dhe tre koalicione do të garojnë zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërkohë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do të marrë pjesë, konfirmoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të premte.

 

Partitë dhe koalicionet kishin kohë deri në mesnatën e së enjtes për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

 

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

 

Pjesë e garës do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të garojë në një listë me ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

 

Po ashtu, do të garojë edhe Partia Socialdemokrate (PSD) e përbërë kryesisht nga anëtarë të dikurshëm të partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendos

Burimi: Euronews.al


Më të lexuarat