Secondary Adv

Albaelettrica hap pikën e re të shitjes: Një destinacion për çdo nevojë të shtëpisë dhe biznesit

Albaelettrica hap pikën e re të shitjes: Një destinacion i ri për çdo nevojë të shtëpisë dhe biznesit

Albaelettrica njofton hapjen e pikës së saj më të re të shitjes, një ambient modern dhe i dedikuar që përfshin çdo produkt në një vend të vetëm. Ky investim i ri vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për të qenë më pranë klientëve dhe për t’u ofruar produkte dhe shërbime cilësore në një hapësirë funksionale dhe bashkëkohore.

 

Pika e re e shitjes e Albaelettrica është konceptuar për të përmbushur nevojat si të profesionistëve, ashtu edhe të individëve, duke sjellë në një ambient të vetëm të gjitha kategoritë e produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron. Vizitorët do të kenë mundësinë të gjejnë materiale elektrike, vegla pune profesionale, sisteme kondicionimi, zgjidhje ndricimi, zgjidhje rrjeti, sisteme fiksimi, automatizim të shtëpisë, si dhe produkte të tjera të teknologjisë së fundit për ambiente rezidenciale apo biznese.

 

Në këtë pikë të re të shitjes, klientët do të kenë mundësi të njihen nga afër me produktet më të fundit dhe të gjejne zgjidhjet më të përshtatshme për projektet e tyre. Të gjitha kategoritë kryesore të Albaelettrica tashmë edhe ne nje lokacion te ri, duke e bërë procesin e blerjes më të shpejtë, më praktik dhe më efikas.

 

Pika e re e shitjes ka një hapësirë shumë më te madhe dhe të organizuar në mënyrë funksionale, ku qindra produkte janë të ekspozuara dhe të disponueshme për klientët. Përveç gamës së gjerë të produkteve, vizitorët do të përfitojnë edhe këshillim profesional nga stafi i specializuar i Albaelettrica, i gatshëm për të ofruar zgjidhjen ideale për çdo nevojë.

 

Me këtë hapje të re, Albaelettrica synon të forcojë edhe më tej pozicionin e saj në treg si pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë cilësi, besueshmëri dhe zgjidhje të integruara në sektorin teknik dhe elektrik.

 

Të gjithë klientët, partnerët dhe bashkëpunëtorët janë të mirëpritur të vizitojnë pikën e re të shitjes dhe të zbulojnë nga afër standardin e ri që Albaelettrica sjell në treg.

 

Rruga Nacionale Tiranë - Elbasan, prapa TEG

E Hënë - E Premte 08:00 - 20:00

E Shtunë 09:00 - 17:00

 

Kontakt: 04 240 6633


Më të lexuarat