Secondary Adv

Etapa e tretë e Turit Çiklistik: Ja rrugët që do të bllokohen sot nga Elbasani në Vlorë

Etapa e tretë e Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026 zhvillohet këtë të mërkurë, ndërsa policia pritet të bllokojë përkohësisht disa segmente rrugore përgjatë itinerarit Elbasan–Vlorë.

Çiklistët nisen nga Elbasani drejt Vlorës

Gara e sotme do të nisë në orën 12:00 nga qyteti i Elbasanit dhe do të përfundojë në Vlorë, pas përshkrimit të një itinerari që kalon përmes Belshit, Kuçovës, Lushnjës dhe Unazës së Fierit. Etapa e tretë konsiderohet një nga segmentet më të rëndësishme të aktivitetit, pasi përshkon disa prej akseve kryesore lidhëse të vendit.

 

Rrugët që do të bllokohen

Sipas itinerarit zyrtar të Turit Çiklistik, nga ora 12:00 do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në segmentet:

Elbasan – Belsh – Kuçovë – Lushnjë – Unaza e Fierit – Vlorë.

 

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këto akse gjatë zhvillimit të garës dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Samuel Fedor fitoi etapën e dytë

Një ditë më parë u zhvillua etapa e dytë e Turit Çiklistik, ku fitues u shpall Samuel Fedor. Çiklistët përshkuan itinerarin Lezhë–Elbasan me gjatësi 149.9 kilometra. Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026 po zhvillohet me pjesëmarrjen e skuadrave nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera europiane.

 

Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat