Secondary Adv

Sot etapa e katërt e Turit Çiklistik, ja rrugët që do të bllokohen duke nisur nga ora 12:00

Këtë të enjte do të zhvillohet etapa e katërt e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’. 

Çiklistët pjesëmarrës do të nisin garën në Vlorë do të përshkrojnë tunelin e Llogarasë, Himarë, Kuç, Lepenicë, Kotë e sërish do të kthehen në Vlorë.

 

Një ditë më parë u mbajt etapa e tretë ku fitues u shpall çiklisti zviceran Guillaume Haldimann, i cili arriti të marrë vendin e parë vetëm në metrat e fundit të finishit në Vlorë. Vendin e dytë e zuri holandezi Niels Reemeijer dhe vendin e tretë rumuni Cristian Raileanu.

 

Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat