Secondary Adv

Bashkia e Tiranës publikon udhëzuesin për faljen fiskale, ja kush përfiton

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ka publikuar udhëzuesin zyrtar për zbatimin e ligjit të faljes dhe lehtësimit të detyrimeve vendore për qytetarët dhe bizneset.

Dokumenti sqaron kategoritë e detyrimeve që përfshihen në falje, procedurat që duhet të ndjekin debitorët dhe kushtet për përfitimin nga fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave.

Fshirje e plotë për detyrimet deri në vitin 2014

Sipas udhëzuesit, të gjitha detyrimet vendore të krijuara deri më 31 dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa qenë nevoja për asnjë pagesë nga qytetarët apo bizneset. Për këtë kategori nuk kërkohet asnjë procedurë administrative, me kusht që subjektet të mos jenë në proces penal për vepra në fushën tatimore ose doganore, të mos kenë procese administrative ankimi të hapura dhe të mos kenë procese gjyqësore ndaj administratës tatimore.

Lehtësime për detyrimet 2015-2019

Për detyrimet e krijuara nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, ligji parashikon falje të pjesshme të principalit dhe fshirje të plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.

Qytetarët dhe bizneset kanë dy mundësi për të përfituar:

• Të paguajnë 50 për qind të principalit deri më 30 qershor 2026, me falje automatike të pjesës tjetër;

• Ose të paguajnë 75 për qind të principalit deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa pjesa e mbetur falet automatikisht.

Nëse për këtë periudhë kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, ato do të fshihen automatikisht.

Detyrimet 2020-2024

Për detyrimet e krijuara gjatë viteve 2020-2024, përfitimi nga falja bëhet vetëm pasi të paguhet 100 për qind e principalit deri më 31 dhjetor 2026. Pas pagesës së principalit, gjobat dhe kamatëvonesat do të fshihen automatikisht. Edhe në rastet kur kanë mbetur vetëm penalitete për këtë periudhë, ato do të anulohen pa pagesë shtesë.

Si duhet të veprojnë qytetarët dhe bizneset

Drejtoria e Taksave Vendore sqaron se për detyrimet e viteve 2015-2024, qytetarët dhe bizneset duhet fillimisht të kryejnë pagesën përkatëse dhe në përshkrimin e mandatit të specifikojnë se pagesa bëhet në bazë të ligjit të faljes fiskale.

Më pas, mandati i pagesës mund të dërgohet në adresën elektronike të institucionit për të përshpejtuar procedurat administrative. Administrata vendore thekson gjithashtu se viti 2025 nuk përfshihet në këtë proces faljeje. Për detyrimet e krijuara gjatë këtij viti dhe në vijim do të vijojnë të zbatohen masat shtrënguese sipas legjislacionit në fuqi.

Burimi: Ekofin

Udhëzuesi i plotë

“FALJA DHE LEHTËSIMI I DETYRIMEVE VENDORE

Udhëzues i thjeshtuar për qytetarët dhe bizneset

Në zbatim të Ligjit numër 86/2025 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave, qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset debitorë mund të përfitojnë nga fshirja ose lehtësimi i detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore.

1. CILAT PERIUDHA PËRFSHIHEN?

Detyrimet deri më 31 Dhjetor 2014

Fshihen plotësisht.

Nuk ka nevojë për asnjë pagesë.

Nuk ka nevojë për asnjë veprim nga ana juaj, me kusht që:

a. të mos keni qenë apo mos jeni në proces penal për vepra penale në fushën tatimore apo doganore;

dhe/ ose

b. të mos keni aktualisht proces ankimo r administrativ për të cilin nuk keni hequr dorë;

dhe/ ose

c. të mos keni patur proces gjyqësor kundër administratës tatimore.

Detyrimet nga 1 Janar 2015 deri më 31 Dhjetor 2019

Për këtë periudhë përfitoni nga falja e pjesshme e principalit dhe falja e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas alternativave për pagesa deri më 30 Qershor 2026 apo për pagesa deri më 31 Dhjetor 2026. Nëse kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa për këtë periudhë, ato fshihen automatikisht.

Ju përfitoni nga shuarja e detyrimeve për këtë periudhë, me kusht që:

Detyrimet nga 1 Janar 2020 deri më 31 Dhjetor 2024

Për këtë periudhë kërkohet pagesa e plotë e principalit, ndërsa më pas falen gjobat dhe kamatëvonesat.

Nëse kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa për këtë periudhë, ato fshihen automatikisht.

1. ÇFARË VEPRIMESH DUHEN NGA TAKSAPAGUESIT KUR DETYRIMET NUK FSHIHEN AUTOMATIKISHT?

Për detyrimet 2015 – 2019

Keni dy alternativa:

Alternativa 1

Paguhen 50% e principalit deri më 30 Qershor 2026.

Pjesa tjetër e principalit falet.

Falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

Alternativa 2

Paguhen 75% e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.

Për detyrimet 2020 – 2024

Paguhen 100% e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.

Pas pagesës falen gjobat dhe kamatëvonesat.

E rëndësishme

Për këto periudha, pra për vitet 2015 deri më 2024, veprimi i parë i takon debitorit.

Si fillim:

Kryeni pagesën.

Në përshkrimin e pagesës specifikoni që pagesa po kryhet në bazë të ligjit të faljes.

Pas këtij momenti mund të drejtoheni pranë nesh për të dërguar mandatin që vërteton kryerjen e pagesës, në funksion të një përpunimi më të shpejtë administrativ.

Pikë kontakti:

Email: taksat@tirana.al

Ose pranë sporteleve fizike të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

1. KUJDES ME SHUMËN QË PAGUANI

Shuma që paguani për principalin e taksës apo tarifës vendore duhet të jetë e saktë sipas fashës ku përfshihet detyrimi juaj.

50% ose 75% për detyrimet 2015–2019.

100% për detyrimet 2020–2024.

1. NA KONTAKTONI PËR ASISTENCË

Nëse keni paqartësi ose dëshironi konfirmim për shumën që duhet të paguani:

Na shkruani në taksat@tirana.al

Ose paraqituni fizikisht pranë sporteleve tona.

1. VITI 2025 NUK PËRFSHIHET NË FALJE

Detyrimet e vitit 2025 dhe 2026 nuk janë pjesë e këtij ligji.

Për detyrimet e vitit 2025 e në vijim, është në proces zbatimi i masave shtrënguese sipas legjislacionit në fuqi në rast mospagese.

Kontrolloni detyrimet përmes platformës “e-Albania” ose kontaktoni Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për çdo informacion shtesë.”

Më të lexuarat