Secondary Adv

Nafta zbret me 5 lekë, benzina me 3, çmimet e reja të karburanteve

Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër ulje pas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës, me naftën që zbret me 5 lekë për litër dhe benzinën me 3 lekë.

Sipas vendimit të marrë më 27 maj 2026, çmimi tavan i gazoilit është përcaktuar në 190 lekë për litër, nga 195 lekë/litër që ishte në vendimin e datës 23 maj.

 

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 179 lekë për litër, nga 182 lekë/litër që ishte më parë.

 

Bien edhe çmimet me shumicë

Rënie kanë pësuar edhe çmimet e shitjes me shumicë.

Sipas Bordit të Transparencës, gazoili me shumicë do të tregtohet deri në 178 lekë për litër, nga 183 lekë/litër në vendimin e mëparshëm.

 

Po ashtu, benzina me shumicë është ulur në 167 lekë për litër, nga 170 lekë/litër.

Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi më 27 maj në orën 13:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

 

Karburantet vijojnë trendin rënës

Me vendimin e fundit, çmimet e karburanteve në tregun vendas vijojnë trendin rënës të javëve të fundit, duke reflektuar luhatjet e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare.

 

Sipas sqarimit të Bordit, me uljen e çmimeve nën pragjet e përcaktuara në Aktin Normativ nr.1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës rikthehet në 100%.

 

Akti normativ parashikon aplikimin e akcizës së reduktuar në nivelin 80% vetëm në rastet kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat