Prodhuesit e energjisë në tregun shqiptar do të mund të shesin dhe blejnë energji elektrike në tregun rajonal. Mundësia ofrohet me krijimin e bursës së energjisë, APEX, iniciativë e Ministrisë së Energjisë dhe Konfindustrisë.
Ministri, Damian Gjiknuri, tha se tregëtimi i energjisë me shumicë do të ulë çmimin për konsumatorët, ndërsa sipas kryetarit të Konfindustirisë Gjergj Buxhuku kërkohet më shumë përgjegjësi nga ERE.Aktorët shqiptarë të prodhimit të energjisë elektrik do të kenë mundësi të shesin dhe blejnë energji elektrike duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtmit të saj së bashku me vendet e tjera e rajon.Ky është qëllimi i krijimit të bursës shqiptare të energjisë APEX, i prezantuar në forumin ndërkombëtar me inicitiativë të Ministrisë së Energjisë dhe Konfederadës Kombëtare të Industrive.Sipas Ministrit Damian Gjiknuri krijimi i bursës do të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë për konsumatorin shqiptar dhe thithjen e investimeve.
Gjiknuri: Ka shumë mundësi që ne të kemi çmime më të lira të shumicës së energjisë elektrike, të kemi transaksione më transparente, likuiditet më të shtuar, kuptohet kjo e ecur paralel dhe me liberalizimin e tregut të energjisë dhe mundësi të reja për investime.Kryetar i AlbKonfindustria, Gjergj Buxhuku, u shpreh se krijimi i APEX do të përmirësojë furnizimin në çmim dhe cilësi për bizneset dhe industrinë si dhe do të shtojë fuqinë thithëse të investimeve.
Buxhuku: Rregullimi, vëzhgimi i tregut, parandalimi dhe përballja me rrezikun e shfaqjes së oligopoleve, karteleve private, nxjerrja e akteve ligjore që rrezullojnë dhe vendosjen e çmimit nga OSHEE si furnizues fundor, garantues, tarifat e OSHEE, aktet rregullatore të transaksioneve në bursë etj, janë përgjegjësi e Entit Rregullator të Energjisë.Përfaqësuesja e IFC në Shqipëri, Laura Qorlaze, Koorporata Financiare Ndërkombëtare IFC, pjesë e grupit të Bankës Botëre tha se ky proçes është një sinjal për transparencën e çmimeve duken kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe në zhvillimin e proçesit të përafrimit me BE.