Secondary Adv

FMN: Shqipëria kryeson Evropën për rritjen më të lartë ekonomike në vitin 2026

Shqipëria kryeson Evropën për rritjen më të lartë ekonomike në vitin 2026.

Me një rritje vjetore prej 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), vendi ynë paraqet një ecuri pozitive edhe në parashikimet për dy vitet e ardhshme, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për muajin prill.

 

Ky vlerësim vjen pas projeksioneve të FMN-së në fund të vitit 2025, kur institucioni parashikonte një rritje të ekonomisë shqiptare me rreth 28 milionë euro.

 

Edhe Kosova renditet e dyta në Europë, me një rritje ekonomike prej 3.3%, duke reflektuar ritmin e shpejtë të zhvillimit që ka karakterizuar vendin në vitet e fundit.

 

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, lista e publikuar nga FMN-ja vijon me Poloninë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Në anën tjetër të renditjes, Italia dhe Sllovakia regjistrojnë rritjen më të ulët ekonomike për këtë vit, me përkatësisht 0.5% dhe 0.6%.

 

Megjithëse në një renditje tjetër të FMN-së Shqipëria përfshihej mes 10 vendeve më të varfra të Europës, vendi ynë rezulton të jetë ndikuar më pak nga konflikti në Lindjen e Mesme, sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë.

 

Sipas të njëjtit raport, inflacioni në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, ndërsa ekonomia pritet të vijojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat