Secondary Adv

Hidrocentrali i Moglices, Peleshi dhe Gjiknuri inspektojne punimet

Zëvendës/kryeministri, Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri inspektuan  punimet në Hidrocentralin e Moglicës. Peleshi theksoi se ky HEC është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Shqipërise. Hidrocentrali, investim i kompanisë norvegjeze Statkraft do të shtojë kapacitetin energjitik me 17%.

 

Zëvendës/kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri inspektuan punimet e për ndërtimin e Hidrocentralit të Moglicës, pjesë e projektit hidroenergjitik të Devollit, investim i kompanisë norvegjeze Statkraft.Zv/kryeministri Peleshi  tha se vlera e kësaj vepre nuk është vetëm ajo e shtimit të kapaciteteve energjitike me rreth 17 %.

 

Peleshi: “Dua të theksoj rëndësinë shumë të madhe që kjo vepër ka për Shqipërinë, për ekonominë shqiptare, për komunitetin dhe sektorin energjitik. E ka afruar me kryeqytetin zonën e Gramshit dhe këtu jemi në Moglicë, shumë pranë Bashkisë së Maliqit. Afrohen shumë me njëra tjetrën falë rrugëve të bëra nga ky partneritet publik-privat. Kjo vepër përbën model për sipërmarrjen shqiptare dhe që duhet të ndiqet edhe në vepra të tjera”.

 

Ndërsa për Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, sektori i energjitikës po vijon të thithë invetime stratregjike për vendin dhe hapësirë për këtë po krijon edhe ligji i ri për energjinë e rinovueshme.Gjiknuri: “Është një tregues tjetër që investimet e huaja vazhdojnë të progresojnë në Shqipëri, ashtu siç janë edhe investimet tjera në fushën elektroenergjitike. Ligji i ri për energjitë e rinovueshme, me garancitë që ka dhënë aty, do të shtojë akoma më shumë interesin në fushën e investimeve në hidroenergji dhe burimet tjera alternative si energjia diellore dhe ajo e erës”.Për Hidrocentralin e Moglicës, Statkraft ka investuar 150 mln euro, ndërsa është planifikuar që në qytetin e Maliqit të ndërtohen 23 shtëpi zëvendësuese, si pjesë e programit social.


Më të lexuarat