Albaelettrica zhvendos përkohësisht shërbimin e klientëve në showroom-in e ri pranë TEG
Albaelettrica njofton klientët dhe partnerët e saj se pika e shitjes në Autostradën Tiranë–Durrës do të jetë përkohësisht e mbyllur për shkak të procesit të inventarizimit.
Gjatë kësaj periudhe, të gjithë klientët do të vijojnë të marrin shërbim në showroom-in e ri Albaelettrica, në Autostradën Tiranë–Elbasan, pranë TEG.
Hapësira e re përfaqëson një investim të rëndësishëm të kompanisë për të ofruar një eksperiencë më të avancuar dhe më të plotë për klientët, duke sjellë në një ambient modern zgjidhje premium për ndriçim, sisteme kondicionimi, automatizim banese (smart home), vegla pune etj.
Albaelettrica falënderon të gjithë klientët për mirëkuptimin dhe i fton të vizitojnë showroom-in e ri pranë TEG, i cili tashmë është kthyer në destinacionin kryesor të kompanisë për ekspozimin dhe shitjen e produkteve.
Për më shumë informacion, klientët mund të kontaktojnë Albaelettrica në kanalet zyrtare të komunikimit ose të vizitojnë showroom-in e ri në Autostradën Tiranë–Elbasan.