Secondary Adv

S&P mban te pandryshuar vleresimin per Shqiperine ne 'B+'

Agjencia e Vlerësimit të Kreditit Standard and Poor’s mban të pandryshuar vlerësimin e kreditit të Shqipërisë, në ‘B+’ me perspektivë të qëndrueshme.


“Ne presim që rritja ekonomike në Shqipëri të jetë solide gjatë periudhës 2017-2020, duke mbështetur konsolidimin buxhetor të qeverisë, pavarësisht rreziqeve të ndryshme, me të cilat mund të përballet buxheti, siç janë zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti”, thuhet në raportin e Standard and Poor’s.Agjencia beson se, Shqipëria po bën progres gradual drejt forcimit të kuadrit institucional, e mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga përpjekjet për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.


“Për këto arsye, ne konfirmojmë vlerësimin ‘B+/B’ për kreditin afatgjatë dhe afatshkurtër për Shqipërinë”, thuhet në raportin e agjencisë.Perspektiva e qëndrueshme reflekton pritshmëritë se vazhdimi i konsolidimit fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, do të balancojë dobësitë që rrjedhin nga rreziqet ende të larta të Shqipërisë, në pozicionimin në tregjet financiare ndërkombëtare, gjatë 12 muajve të ardhshëm.Gjithashtu, sipas agjencisë, konfirmimi i nivelit ‘B+’ reflekton progresin e bërë në vitet e fundit në konsolidimin fiskal, zhvillimin e ekonomisë dhe efektivitetin institucional.


Më të lexuarat