Secondary Adv

Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 mln dollarë

Qeveria ka miratuar në parim një kredi prej 302 milionë dollarësh nga SHBA përmes DSCA për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes.


Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), i ka akorduar vendit tonë. Sipas VKM bëhet fjalë për një kredi në shumën totale prej 302 milionë dollarë amerikanë.



V E N D I M


PËR


MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA), NË KUADËR TË FINANCIMIT TË JASHTËM USHTARAK (FMF)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA

Burimi: Scantv


Më të lexuarat