
FMN ul parashikimin per ekonomine globale
Në raportin e publikur diten e djeshme, FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.1%, që mbetet nën mesataren e Europës në zhvillim, e cila pritet të rritet me 2.7%, më lart se në publikimin e prillit, për shkak të perspektivës positive të Hungarisë e Polonisë.
Në 2015-n rritja për Shqipërinë pritet të përshpejtohet në 3.3% dhe në 2016-n do të gjallërohet në 4.7% në 2017-n.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur të martën parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke cituar dobësitë e vazhdueshme në eurozonë dhe një ngadalësim në disa ekonomi të mëdha në zhvillim.Për këtë vit rritja globale pritet të jetë 3.1%, 0.1 pikë përqindje më pak se në parashikimin e mëparshëm të prillit. Për vitin e ardhsëm, FMN parashikon që rritja të përshpejtohet në 3.8%, nga 4% që ishte parashikimi fillestar.
Olivier Blanchard, këshilltar ekonomik dhe Drejtori i Departamentit të Kërkimit në FMN tha se rimkëmbja vazhdon, por është e dobët. Në vendet e ndryshme evolucionet ekonomike po bëhen gjithnjë e më të diferencuara, shtoi ai. SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar po e lënë krizën financiare prapa. Në tregjet në zhvillim, Kina dhe India po ecin me ritme të shpejta, ndërsa kanë mbetur prapa Rusia, që kishte filluar rënien që përpara krizës me Ukrainën dhe Brazili.
Për eurozonën, perspektiva ekonomike mbetet e dobët. FMN ka ulur pritshmëritë për tre ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Gjermani, Francë dhe Itali, për të cilin (Italinë) fondi thotë që po shkon drejt vitit të tretë radhazi të recesionit. Sipas Blanchard, eurozona rrezikon tkurrjen e konsumit dhe kalimin në deflacion. “Por, ky nuk është shqetësimi ynë kryesor, gjithsesi nëse do të ndodhë do të ishte problem”, tha ai.
Blanchard nënvizoi tre rreziqe me të cilat përballet ekonomia globale. Së pari një periudhë e zgjatur e normave të interesit, që kërkon më shumë kujdes në politikat makroekonomike. Së dyti, rreziqet gjeopolitike janë bërë më evidente me krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Së treti, kriza në LIndjen e Mesme rrezikon shtrenjtimin e çmimeve të energjisë.
Parashikimi për Shqipërinë mbetet 2.1%
Në raportin e publikur sot, FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.1%,që mbetet nën mesataren e Europës në zhvillim, e cila pritet të rritet me 2.7%, më lart se në publikimin e prillit, për shkak të perspektivës positive të Hungarisë e Polonisë.
Në 2015-n rritja për Shqipërinë pritet të përshpejtohet në 3.3% dhe në 2016-n do të gjallërohet në 4.7% në 2017-n.
Në tërësi, FMN parashikon që rimëkëmbja ekonomike në Europën në zhvillim të vazhdojë të jetë e vakët, me rritjen që mbetet e fortë dhe përshpejtohet në Hungari, Poloni dhe Turqi, por me Europën Juglindore që pritet të ngadalësohet, si rrjedhojë e pasojave nga përmbytjet në Serbi e Bosnjë.
Tregjet financiare kanë qenë mbështetëse, megjithëse kreditimi për korporatat mbetet i dobët. Rajoni deri tani ka qenë elastik ndaj tensioneve gjeopolitike në Rusi dhe Ukrainë.
Inflacioni ra në pjesën më të madhe të ekonomive në rajon, duke reflektuar çmimet më të ulëta të ushqimeve dhe energjisë, si dhe presionet dizinflacioniste nga eurozona, veçanërisht për ekonomitë që i kanë monedhat e tyre të varura nga euro.
Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi ranë në deflacion ndërkohë që përballen me një ekonomi të dobët.
Kliko ketu per te pare raportin
Më të lexuarat








