Secondary Adv

Veliaj: Bashkia do te emetoje bileten elektronike, qeveria miraton sot vendimin

Qeveria i jep mundësinë Bashkisë së Tiranës që sot të emetojë biletën elektronike.Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim ku u diskutua për transportin publik.


“Lajmi i mire është se në mbledhjen e sotme kalon VKM-ja qe i jep mundësinë Bashkisë të emetojë biletën elektronike. Nuk e bën këtë qeveria qendrore, është pushteti vendor. Tirana do të jete qyteti i parë që do kalojë në sistem elektronik. Nuk do ketë më bileta fizike”,u shpreh Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se 78 për qind e qytetarëve duan që të kalojnë tek bileta elektronike. Sipas tij, qytetarët duan ta çojnë pagesën për biletën aty ku duhet.


Më të lexuarat